• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Legalizimi i dokumenteve për në Itali, tashmë nga MEPJ

by Java News
05/12/2018 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka njoftuar ndërmarrjen e një hapi për lehtësimin e shërbimeve konsullore, veçanërisht për shtetasit shqiptarë që jetojnë si emigrantë në Itali.

Sipas njoftimit të MEPJ-së, shqiptarët që ndjekin procedurat e legalizimit të dokumenteve për përdorim në Itali, nuk do të kenë më nevojë për certifikimin e përkthimit të dokumenteve nga ana e Ambasadës së Republikës së Italisë në Tiranë, por nga 1 janari i 2019-s, këtë certifikim e ofron vet ministria.

Procedura e heqjes së certifikimit nga ana e Ambasadës italiane është bërë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e fqinjit të përtej Adriatikut dhe përbën lehtësim për shqiptarët atje.

Lehtësimi konsiston jo vetëm në shkurtimin e afateve kohore, por edhe të kostove financiare. Koha e marrjes së shërbimit shkurtohet nga 20 ditë në 7 ditë, ndërsa tarifa nga rreth 5.000 lekë, në rreth 2.200 lekë.

Deri më tani, qytetarëve shqiptarë u është kërkuar që pasi të apostilonin pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dokumentin për përdorim në Itali, ta përkthenin atë në një noter dhe më pas ta legalizonin pranë Ambasadës italiane, para se ky dokument të bëhej i përdorshëm në Itali. Me marrëveshjen e re, pas përkthimit të dokumentit te një noter, certifikimi i përkthimit nuk do të bëhet më nëpërmjet Ambasadës italiane, por nëpërmjet Sektorit të Legalizimeve në MEPJ.

Në harkun e një viti legalizohen rreth 120 mijë dokumente shqiptare për përdorim në Itali, që do të thotë se me procedurën e re, qytetarët shqiptarë do të mund të kursejnë rreth 335.280.000 lekë, ose rreth 2.6 milionë euro./a.meta

Next Post
Senatori amerikan: Princi saudit është i çmendur, ka gisht në vrasjen e gazetarit

Senatori amerikan: Princi saudit është i çmendur, ka gisht në vrasjen e gazetarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në Lushnjë

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në Lushnjë

November 13, 2026
Përplasja në distancë Trump-Zelensky, Vance paralajmëron: Të sulmosh presidentin amerikan nuk ndihmon Ukrainën

Trump premton luftë të re, nuk ka më vend për Vance në negociata me Iranin

November 13, 2026
Operacioni, kapen në kufirin me Greqinë 86 kg marijuanë, në pranga edhe një grua shqiptare!

Operacioni, kapen në kufirin me Greqinë 86 kg marijuanë, në pranga edhe një grua shqiptare!

November 13, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë vëmendja te “finalja” në Hungari ndaj Bjellorusisë!

Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë vëmendja te “finalja” në Hungari ndaj Bjellorusisë!

November 13, 2026
Pagesat me kartë më të lira që nga 1 janari 2027, Ibrahimaj: Kufizohen komisionet ndërbankare dhe përgjysmohen kostot!

Pagesat me kartë më të lira që nga 1 janari 2027, Ibrahimaj: Kufizohen komisionet ndërbankare dhe përgjysmohen kostot!

November 13, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Përse PD nuk ka propozime reale për reformën zgjedhore?

November 13, 2026
Bllokohet zona e Dukagjinit, përkeqësohet situata nga rrëshqitjet e gurëve e dherave, autoritetet: Mos kaloni në akset me rrezik!

Bllokohet zona e Dukagjinit, përkeqësohet situata nga rrëshqitjet e gurëve e dherave, autoritetet: Mos kaloni në akset me rrezik!

November 13, 2026
Pagesa deri në 280 paund dita, organizatat shqiptare zgjerojnë ‘perandorinë’ e kokainës në Britani! Rekrutojnë shpërndarës përmes TikTok-ut

Pagesa deri në 280 paund dita, organizatat shqiptare zgjerojnë ‘perandorinë’ e kokainës në Britani! Rekrutojnë shpërndarës përmes TikTok-ut

November 13, 2026
Samiti i Dublinit, 40 shtete mesazh Rusisë: Nuk i takon Moskës që të vendosë mbi sigurinë dhe aleancën e Ukrainës me Evropën!

Samiti i Dublinit, 40 shtete mesazh Rusisë: Nuk i takon Moskës që të vendosë mbi sigurinë dhe aleancën e Ukrainës me Evropën!

November 13, 2026
Berisha akuza nga Kukësi: Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë në çiflig të drogës dhe mafies, po dëbon shqiptarët!

Berisha akuza nga Kukësi: Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë në çiflig të drogës dhe mafies, po dëbon shqiptarët!

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In