• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Legalizimi i abonentëve familjarë për ujin, ja skemat lehtësuese

by Java News
30/01/2018 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dora e shtetit për kthimin në ligjshmëri të konsumit të energjisë elektrike dhe pagesa e saj si një produkt që pasi konsumohet duhet të paguhet, ka bërë që të ulet ndjeshëm vjedhja e energjisë dhe të rriten arketimet nga kompania OSHEE. Thënë këtë, kjo reformë e cila u prit mirë nga qytetarët edhe pse u përdor politikisht si dramë sociale, solli në finale investime të shumta në sistemin e amortizuar energjitik të vendit duke përmirësuar cilësinë dhe ulur çmimin. Sot kemi të bëjmë me një kompani të shëndoshë që menaxhon dhe investon çdo ditë në system duke hequr njëherë e mirë nga qytetarët dhe pushuesit frikën e mungesës së energjisë elektrike.

Pas reformës në energji, në datën 6 nëntor të 2017-tës, vetëm pak muaj pas fitores së mandatit të dytë nga kryeministri Rama, u prezantua reforma e ujit. E cila, do të ishte njëlloj si ajo në energji për nga rëndësia dhe vendosmëria e institucioneve për ta çuar përpara.

Në datën 6 nëntor Kryeministri Edi Rama prezantoi operacionin kundër vjedhjes së ujit. Sipas tij, një operacion i tillë do të bëhet me dy faza, ku në të parën do i lihet në dorë vetë qytetarit të shkojë të paguaj faturat dhe të lidhë një kontratë të rregullt për konsumimin e ujit; ndërsa në fazën e dytë, do të veprohet ashtu si me energjinë elektrike. Në këtë fazë do të bëhet verifikimi në çdo banesë apo objekt për të kontrolluar lidhjet e paligjshme.

Pas ndërmarrjes së një fushate informimi dhe ndërgjegjësimi qytetar, qeveria  dha dje me anë të ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri edhe të dhënat rreth procesit. Ai u shpreh se

“gjatë dy muajve e gjysmë të fushatës së ndërgjegjësimit rezulton se një numër i konsiderueshëm abonentësh që figuronin në kufijtë e informalitetit janë paraqitur pranë ndërmarrjeve të ujësjellësave për tu legalizuar si konsumatorë.

Janë mbi 9 mijë kontrata të reja të lidhura dhe rreth 4 mijë të tjera në proces. 26 mijë matësa uji të rinj të instaluar dhe mijëra kërkesa tjera në proces trajtimi. Gjithashtu, rezulton të jenë nënshkruar gjatë kësaj periudhe mbi 7500 aktmarrëveshje për shlyerjen me këste të borxheve të mbartura.”

Nisur nga këto shifra që rriten përditë dhe nga dyndjet e qytetarëve në dyert e ujësjellësit për të lidhur kontratat, kërkuar instalimin e matësve apo nënshkrimit të aktmarrëveshjeve për shlyerjen me këste të borxheve të mbartura, ministry Gjiknuri bëri dje me dije vendimin e qeverisë për shtyrjen e afatit edhe me një muaj (deri në 28 shkurt 2018) të të shkruarit vetë pranë ujësjellësit në çdo qytet për tu formalizuar dhe futur në sistem. Kjo sipas ministrit vlen vetëm për abonentët familjarë dhe jo për bizneset. Për këta të fundit, ndërmarrjet e ujësjellësave duhet të nisin më 1 Shkurt një verifikim derë më derë në çdo subjekt biznesi. Është përgjegjësia e ujësjellësave që të bëjnë verifikimin në terren duke ndëshkuar çdo subjekt që në kundërshtim me ligjin abuzon me ujin e pijshëm.

Por, çfarë kanë në dorë bashkitë të bëjnë për ta bërë këtë process sa më të thjeshtë për tu realizuar dhe sa më efektiv?

Bashkitë e vendit janë institucionet të cilat kanë përgjegjësinë për të vendosur ligjshmërinë në ujin e pishëm. Duke qenë se në çdo bashki, ndërmarrjet e ujësjellësit janë private, secila ka specifikat e veta që duhet të zgjidhë dhe përputhë me reformën që po ndodh në këtë sektor.

Pra, është detyre e çdo bashkie që në bashkëpunim me ndërmarrjet e ujësjellësave të miratojnë dhe bëjnë publike skemat lehtësuese për shlyerjen me këste të borxheve të akumuluara nga abonentët. Gjithashtu, të zgjasin oraret dhe shtojnë sportelet e shërbimit për tu ardhur në ndihmë qytetarëve duke shmangur rradhët dhe shkurtuar kohën e shpenzuar.  Njëlloj si në rastin e energjisë elektrike ku OSHEE bëri një skemë lehtësuese për të gjithë ata që kishin kamatëvonesa, është detyrë e çdo bashkie që të krijojë skema të tilla lehtësuese për qytetarët të cilët kanë afat deri në fund të shkurtit për tu vetëregjistruar dhe formalizuar në sistemin e ujësjellësit.

Ajo që pritet tanimë është që bashkitë të bëjnë lëvizjet e tyre për të plotësuar panoramën e një reforme që merr jetë dhe për të vënë në shinat e ligjit sektorin e ujit të pijshëm. Gjiknuri nga Lezha në një takim të 13-janarit 2018 u shpreh se

“Bashkitë të parashikojnë skema lehtësuese për debitorët e vjetër të ujit. Hartoni skema lehtësuese. Të rekuperohet të paktën 30 % e borxhit të vjetër. Çdo investim që do të jepet këtej e tutje do të jetë në bazë të performancës”.

Muaji shkurt do të jetë kështu muaji i regjistrimit për secilin abonent familjar, që në fillim të marsit të mos ketë asnjë problem ligjor./m.f – Lexo.al

Next Post
MAMURRAS/ Çmenduria e shoferit që ngiste makinën në krah të kundërt, shkakton 1 të vdekur, 4 të plagosur

MAMURRAS/ Çmenduria e shoferit që ngiste makinën në krah të kundërt, shkakton 1 të vdekur, 4 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In