• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Legalizimet, gjysmë çmimi për sipërfaqe toke deri 500 m²

by A R
30/12/2015 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri në 500 m², toka do të llogaritet me të gjitha lehtësirat dhe reduktimet e parashikuara në ligjin e ri të legalizimeve. Pragndërrimi i viteve e ka bërë qeverinë më të ndjeshme.

Në mbledhjen e saj të fundit për 2015-n janë miratuar dy vendime të rëndësishme që çelin një kapitull të ri në procesin e formalizimit. Ndryshimi i parë ka të bëjë me sipërfaqen për të cilin bëhet kalimi i pronësisë. Deri më tani qytetarët mund të përfitonin nga zbritjet për trefishin e bazës së objektit.

Pra, nëse shtëpia ishte 100 m², tapia merrej për 300 m² tokë. Për këtë sipërfaqe aplikoheshin edhe reduktimet e parashikuara dhe nëse familja kishte interes për tokë shtesë, detyrohej të paguante me çmim tregu. Por vendimi i ri vendos prag të ri për këtë sipërfaqe. Kjo do të thotë që deri në 500 m² parcela ndërtimore do të llogaritet me gjysmën e vlerës që ka sot në treg, por jo më shumë se 2 mijë lekë për metër katror.

Po ashtu, gjysma e shumës së faturuar mund të paguhet me letra me vlerë, dhe për pagesat brenda 45 ditëve aplikohet 20 për qind zbritje.

KATEGORITË Veç paraplegjikëve, tetraplegjikëve dhe familjeve që janë në skemën e ndihmës ekonomike, 50 për qind të tjera zbritje do të përfitojnë edhe individët që janë me status invalid pune. “Për poseduesit e ndërtimeve pa leje, që kanë statusin e invalidit të punës ose që kanë bashkëshortë me këtë status, me paraqitjen e dëshmisë zyrtare përkatëse, pranë drejtorisë së ALUIZNI-t, detyrimi financiar për parcelën ndërtimore zbritet në masën 50%, nga vlera e llogaritur”, thuhet në vendim.

Këto familje e përfitojnë vetëm një herë faljen apo zbritjen nga detyrimi për parcelën ndërtimore, cilido qoftë funksioni i ndrtimit.

TAPIA Ndryshimi më i qenësishëm është ai që ka të bëjë me regjistrimin e pronës në Hipotekë. Qeveria ka hequr edhe barrierën e pagesës, duke i çliruar qytetarët nga detyrimi financiar që kanë në ngarkim për truallin. Por kjo nuk do të thotë që qytetarët do të shpëtojnë nga fatura. Ata do të marrin lejen e legalizimit nga ALUIZNI, por për tapinë kusht do të vazhdojë të jetë shlyerja e detyrimit financiar, shkruan “Panorama”.

Praktika e re që do të nisë nga viti i ardhshëm ka si qëllim përshpejtimin e procesit, por nga ana tjetër duhet thënë se nëse pagesa nuk bëhet në kohë të humbur, do të dalin qytetarët, pasi nuk do të kenë më mundësinë për të përfituar nga zbritjet.

“Deri në shlyerjen e detyrimit financiar të parcelës ndërtimore, ndërtimi i legalizuar regjistrohet me hipotekë ligjore”, thuhet në vendim.

DITA

Next Post

Veliaj: E gjetëm Tiranën në gjendje emergjence, rikthyem shërbimet për 100 ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In