• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Legalizimet/ Afatet e reja për pallatet pa hipotekë, si të merrni tapinë

by Java News
20/07/2017 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për çdo pallat i cili nuk është hipotekuar ende pasi ndërtuesi i tij mund të jetë larguar, ekziston një procedure e veçantë e miratuar nga ana e ALUZINI-t, por që po has vështirësi për zbatimin. Lidhur me këtë ngërç të krijuar, edhe për shkak të kompleksitetit që kanë shumëkatëshat, kryesisht në Tiranë, Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunimin dhe organizimin për të evidentuar problemet e pallateve që janë braktisur nga pronarët. Gjatë një takimi me banore në zonën e Laprakës, kreu i ALUIZNI-t, u bëri thirrje qytetareve te informojnë zyrat e pushtetit vendor, por edhe ALUIZNIN për këto raste në mënyrë që të nisë verifikimi i pronës dhe më pas edhe legalizimi i objektit. “Organizohuni dhe na ndihmoni, na sillni informacion për ta vazhduar procesin edhe për objekte të tjera. Bashkëpunimi me qeverisjen vendore është i domosdoshëm dhe ne e bëjmë, sepse kjo është pjesë e punës tonë.

Këtu ishim për dy pallate, nuk dua të zë në gojë pronarin sepse nuk jeton më, dhe për këtë arsye kishte mbetur e braktisur, por mund të rreshtoja këtu me dhjetëra objekte që janë në proces legalizimi pranë drejtorisë tonë dhe për këtë arsye ishte për të tërhequr vë- mendjen veçanërisht për qytetarët për këtë kategori, sepse në shumë raste kanë paqartësi në procedura dhe paqartësi ku duhet të drejtohen”, ka thënë Lame. Më tej ai ka folur edhe për vështirësitë që do të hasen edhe me kërkesën që ai ka bërë për qytetarët, të cilët duhet të bashkëpunojnë me institucionin. “Janë një numër i madh objektesh, pallate masive në të cilat pronarët e kanë humbur fare interesin dhe ne po mundohemi te lidhemi me banorët.

Është e vështirë të komunikosh banor për banor në një pallat dhe kjo kërkon që banorët të mundohen të gjejnë një përfaqësi, inxhinier, jurist për të ndjekur procedurat. Ka një mori objektesh ku po përfundojnë procedurat me banorët, sepse kemi arritur të organizohemi. Siç ka edhe një numër objektesh që ka përfunduar legalizimi dhe kanë marrë dhe lejet e legalizimit në pallate”, ka sqaruar Lame.

Procesi

Vendimi i qeverisë për legalizimin e pallateve që janë pa leje ndërtimi ose në shkelje të lejes së ndërtimi, parashikon që procesi të jetë pa pagesë dhe gjithë procedura të ndiqet nga AULIZNI, mjafton që pronarët e shtëpive të dorëzojnë pranë agjencisë, dokumentet që do t’u kërkohen nga punonjësit e ALUZINI-t për rastet kur dosjet janë të pa plota. E vetmja tarifë që do të paguajnë pronarët e 30 mijë shtëpive që përfshihen në këtë proces është tarifa e hipotekës për regjistrimin e objekteve të legalizuara është 5000 lekë. Vendimi me 29 pika parashikon zgjidhjen edhe rastet kur ka mbivendosje të pronës. “Kur për të njëjtën njësi individuale ka pretendime pronësie nga dy apo më shumë persona, mosmarrëveshja zgjidhet nga gjykata. Procedurat e legalizimit pezullohen vetëm për njësinë individuale që është objekt i mosmarrëveshjes, me paraqitjen e vërtetimit gjyqësor nga pala e interesuar apo me vendim gjyqësor për vendosjen e masës së sigurimit të padisë.

Këto procedura rinisin në përputhje me dispozitivin e vendimit gjyqësor të formës së prerë, të dorë- zuar nga subjekti i interesuar”, thuhet në vendim. Ndërsa për pagesën e tarifës së shërbimit nga poseduesit zbatohen pikat 2 deri në 4/1, të vendimit nr. 860, datë 10.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e mënyrës së mbledhjes dhe administrimit të të ardhurave për ndërtimet pa leje dhe vlerave të zbatueshme për legalizim”, të ndryshuar”. Referuar ligjit, tarifa e shërbimit për legalizim, për ndërtimet pa leje me funksion social-ekonomik, si dhe për objektet e dyta, është 8000 lekë, për çdo kat të ndërtimit dhe në të rast do të paguhet nga ndërtuesi.

a.ç

Next Post

Tjetërsuan votat, deklarata e fortë e kreut të KQZ: Numëruesit u nxiten nga partitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In