Ledina Çelo me makinë 200 mijë dollarëshe
Këngëtarja e njohur Ledina Çelo e cila prej vitesh jeton në Gjermani, ka publikuar disa fotografi në profilin e saj në Facebook ku shihet teksa ekspozon një makinë tepër luksoze.
Bëhet fjalë për një makinë të markës së shtrenjtë Maserati GranTurismo. Me një kërkim të shpejtë në internet, çmimi i kësaj makine thuhet se fillon nga 140 mijë dollarë deri në 200 mijë dollarë. Nëna e dy fëmijëve gjatë gjithë kohës poston foto duke treguar jetën e saj luksoze me pushime në vende ekzotike por edhe në shtëpinë e saj të madhe.










