• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Le t’i lëmë fantazmat të dalin në pension!”- Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi, lërini kështjellat e rërës

by A. Q
11/08/2026 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, i është përgjigjur ministrit serb për Integrimin Evropian, pas debatit të nisur nga deklaratat e presidentit Aleksandar Vuçiç, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Në një reagim në X, Dhuka kundërshton interpretimin e Beogradit për Rezolutën 1244 dhe argumentet mbi integritetin territorial, duke iu referuar edhe opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Kryenegociatorja shqiptare thekson se debati nisi nga kërcënimi për përdorimin e ujit si instrument presioni politik dhe se pikërisht aty duhet të rikthehet.

Deklarata e plotë e Kryenegociatores Majlinda Dhuka:

“Më ndjeni për ndërhyjen, por, duke qenë se jam pashmangshmërisht juriste, nuk mund të rri “duarkryq” teksa shoh nevojën e qartë për një rifreskim të kujtesës, ndërkohë që kolegu im, Ministri i Serbisë për Integrimin Evropian tani sjell metaforën e kështjellës prej rëre në një diskutim që nisi mbi një lumë.

Metaforë e këndshme, me një të metë të vogël strukturore: ajo mbështetet mbi një lexim aq selektiv të Rezolutës 1244, saqë bëhet dhe vetë porsi një kështjellë prej rëre.

Pra, për ta kujtuar:

Rezoluta 1244 nuk rivendosi sovranitetin serb mbi Kosovën. Ajo vendosi administrimin ndërkombëtar, largoi Forcat e Sigurisë Serbe, krijoi një proces të veçantë politik për statusin e ardhshëm të Kosovës dhe, ç’është më thelbësore, nuk e paracaktoi rezultatin e atij procesi.

Kjo është arsyeja pse, kur vetë Serbia e pyeti Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse deklarata e pavarësisë së Kosovës shkelte të drejtën ndërkombëtare, Gjykata u përgjigj se nuk e shkelte.

Dikujt mund të mos i pëlqejë kjo përgjigje. Mund të kalojnë edhe një apo dy breza duke debatuar mbi të. Por, e drejta ndërkombëtare nuk bëhet më e leverdishme duke u cituar me zgjedhje, dhe historia nuk kthehet pas thjesht sepse Beogradi vazhdon të presë që ajo ta bëjë këtë.

Sa i përket integritetit territorial, të gjithë mund të biem lehtësisht dhe plotësisht dakord se kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Pikërisht për këtë arsye, përmendja e Ukrainës ndërsa diskutohet Kosova, nuk është thjesht një zgjedhje e papërshtatshme. Është madje një argument kundër vetvetes.

Kosova nuk u aneksua. Shqipëria nuk ka absolutisht asnjë pretendim territorial ndaj Serbisë, dhe as ndonjë agjendë për ndonjë gjë “Më të Madhe”, përveç një Evrope të Madhe, me Shqipërinë, Kosovën dhe, po, edhe Serbinë, së bashku brenda saj. Le t’i lëmë fantazmat e “Shqipërisë së Madhe” dhe “Serbisë së Madhe” e të shijojmë daljen e tyre të merituar në pension.

Kosova shpalli pavarësinë pas lufte, spastrimit etnik, ndërhyrjes së NATO-s, viteve të administrimit nga OKB-ja dhe një procesi të ndërmjetësuar ndërkombëtarisht për statusin e saj.

Që prej asaj kohe, ajo është njohur nga më shumë se njëqind shtete anëtare të OKB-së, përfshirë shumicën dërrmuese të anëtarëve të BE-së dhe NATO-s.

Dhe po, sigurisht që edhe Marrëveshja e Brukselit ka rëndësi. Ne nuk e vëmë atë në pikëpyetje. Ne vazhdojmë të besojmë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të trajtohet, ashtu siç duhet të trajtohen edhe detyrimet e vetë Serbisë, në kuadër të dialogut. Duke punuar ngushtë me BE-në, si kolegu im i dashur serb, ashtu edhe unë, kemi parë në jetën reale se marrëveshjet janë pak a shumë si fqinjësia e mirë: funksionojnë dukshëm më mirë kur reciprociteti nuk trajtohet si një shtesë fakultative.

Por, ka diçka pothuajse komike në faktin se sa larg kemi udhëtuar nga pika ku ky shkëmbim nisi në të vërtetë: uji.

U bë një kërcënim lidhur me rrjedhën e Ibrit. Shqipëria kundërshtoi vetë idenë se uji mund të shndërrohej në një instrument presioni politik. Nga ai parim mjaft elementar, disi kemi udhëtuar përmes Rezolutës 1244, integritetit territorial, Ukrainës, Kinës, Qipros dhe, më në fund, kemi mbërritur te kështjellat prej rëre.

Një udhëtim i gjatë për një lumë.

Prandaj, ndoshta mund t’ia lëmë kështjellat prej rëre plazhit, dhe seminaret e historisë një dite tjetër.

Ibri duhet të mbartë ujin, jo pakënaqësi gjeopolitike.

Dhe nëse vërtet duam ta ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë evropiane, ekziston një themel ndërtimi dukshëm më i fortë se rëra:

REALITETI”.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festat/ 114-vjetori i Pavarësisë, Kosova dhe Shqipëria aktivitet të përbashkët në Prishtinë!

Festat/ 114-vjetori i Pavarësisë, Kosova dhe Shqipëria aktivitet të përbashkët në Prishtinë!

November 25, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Të gjithë duan ta fitojnë Tiranën, po kush do që ta qeverisë atë?

November 25, 2026
Elisa Spiropali pas përjashtimit: Duan të më mbyllin derën, por do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë!

Elisa Spiropali pas përjashtimit: Duan të më mbyllin derën, por do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë!

November 25, 2026
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës së dhunshme, Erion Vishkulli paraqitet sërish në Prokurorinë e Tiranës!

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës së dhunshme, Erion Vishkulli paraqitet sërish në Prokurorinë e Tiranës!

November 25, 2026
EMRI/ Pas shkarkimit të Zhaneta Beqirit, Veliaj përzgjedh drejtuesen e re të Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës!

EMRI/ Pas shkarkimit të Zhaneta Beqirit, Veliaj përzgjedh drejtuesen e re të Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës!

November 25, 2026
“McGonigal u dënua në SHBA”- Berisha: SPAK-u i partisë nuk ka bërë asnjë hetim, sepse aty…

“McGonigal u dënua në SHBA”- Berisha: SPAK-u i partisë nuk ka bërë asnjë hetim, sepse aty…

November 25, 2026
Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO rikthen në burg Erlis Dukën, mbetet në fuqi edhe dënimi për vëllanë! Ja me sa u dënua grupi

November 25, 2026
EMRAT/ Kush janë dy shqiptarët që tentuan të vidhnin vilën e Princit William dhe Kate Middleton në Britani! Detajet e hetimit policor

EMRAT/ Kush janë dy shqiptarët që tentuan të vidhnin vilën e Princit William dhe Kate Middleton në Britani! Detajet e hetimit policor

November 25, 2026
Eksperti gjerman: Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të Vuçiçit!

Eksperti gjerman: Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të Vuçiçit!

November 25, 2026
“Edhe unë jam përgjegjëse”- Spiropali pas përjashtimit: Më keq do shkojë! Ndjej faj që pushteti është ekstremisht i përqendruar në një dorë

“Nuk më shantazhojnë dot”- Spiropali: Le të bëjnë 150 kallëzime në SPAK, nuk kam asgjë për të fshehur!

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In