• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Le të vdesë qeni! Ishte gjithë gjak”/ Lesi tregon çfarë i thoshin agjentët e SHIK-ut mjekëve, pasi u rrah Rama: Mos i jepni ilaç

by Java News
19/07/2022 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi, ka dhënë një intervisë për Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Lesi foli për një episod në spital, pasi ishte rrahur Edi Rama në vitin 97’, për shkak se bënte shkrime kritike ndaj Sali Berishës.

Ai tregoi momentin kur agjentë të SHIK-ut i jepnin porosi doktorëve, që Ramës të mos i bëheshin mjekime dhe të vdiste.

Nikoll Lesi: Rama ka histori të bukur te “Koha Jonë”. Rama ishte në Paris dhe vinte bënte shkrime. Më vjen mua te rruga e Durrësit, kemi patur redaksinë atje, kishim bërë një si punë kafeneje për punonjësit.

Menduam me Sandrin, meqenëse gazetarët punojnë nga mëngjesi deri në darkë, me makinë shkrimi, ishte torturë…

Duke punuar te kafja, vjen Edi Rama, kishte vënë një vath në vesh. I them Dorit të madh, kush është ky? Ky është Edi Rama, më tha.

Filloi shkrimet e para. Kur shkruante Edi Rama dhe Dritëro Agolli, tirazhi ishte i jashtëzakonshëm. I kishte shkrimet shumë të hidhura për Saliun e parë.

Penën e kishte perlë, nuk e them se është kryeministër sot. Por, kur shkruante Rama kishte tirazh të madh.

Njëherë që e goditën me levë në 97’, ky po bënte një cikël shkrimesh, që ishin bombë. Kur na lajmërojnë që kanë goditur Edi Ramën.

Kishte Martini një benz të bardhë, që herë ecte, herë nuk merrte marshet. Shkuam te spitali, vjen edhe Ben Blushi, aty gjejmë ata të SHIK-ut.

Na thoshin doktorët në vesh, na kanë urdhëruar të mos i bëjmë gjilpërën e tetanozit.

Ylli Rakipi: Që të vdiste?

Nikoll Lesi: Që të vdiste po.

Ylli Rakipi: Nuk po bën shaka ti këtu?

Nikoll Lesi: Ke Martin Lekën gjallë dhe Ben Blushin. Kërkuam natën gjithandej. Martini njihjte një farmaciste, morëm ilaçin e çuam në spital. Kur hymë brenda, ata të SHIK-ut, njëri nga ata që dogji redaksinë, nga ata tropojanët, mos i bëni tha, le të vdesë qeni!

Rama ishte gjithë gjak.

Rama vijoi ciklin e shkrimeve te “Koha Jonë”. Kur erdhi ministër Kulture në 98’, ne i bëmë shkrimin e parë kritik. U nxeh Edi Rama, tmerr. Mori në telefon, tha Niko ç’është kjo punë…?

g.kosovari

Next Post
E rëndë në Gjirokastër! Bariu bie nga shkëmbi, humb jetën

E rëndë në Gjirokastër! Bariu bie nga shkëmbi, humb jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In