• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Le të guxojë Rama të ikë!

by Pëllumb Kulla
24/05/2019 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dialogu i radhës mes Sali Berishës dhe qytetarit dixhital, Zike Pallaskës

Nga Pëllumb Kulla

Nis me një zile në zyrën e Sali Berishës

Berisha: “Alo? Kush jeni ju, qy mundeni me më telefonue?”

Zikja: “Ai, zoti Berisha! Ai! I famshmi! Qytetari dixhitalb!”

“Ah, Zike Pallaska! Ta kam njoftë gjuhën. Vetëm ti thue dixhitalb në vend të dixhital.”

“E kam thënë njëherë e nuk e ndërroj. Nuk ndërrojmë ne të dy.”

“Nuk harron me më telefonue, kuptonapojò.”

“Vetë ma keni dhënë numrin e telefonit, kështu që… Kam qejf gjithmonë t’ju intervistoj.”

“ Me kënaqësi. Doni prapë me e botue intervistën?”

“Kështu them.”

“Atëherë unë po të japi përgjigjet e ti, ma vonë, mendohu dhe formulo pyetjet qy u shkojnë atyne përgjigjeve. Kështu e baj me të gjithë, kuptonapojò.”

“E di po nuk po jua respektojnë më atë zakon. Ju ndoqa dy orë mbrëmë në tv-Klan. Tek Opinioni.”

“Ah më bahet qejfi. “

“Kur delni ju në publik, zoti Berisha, unë kënaqem. Marr një laps e të thënat tuaja më të bukura i mbaj shënim… Për brezat që vijnë. Që ata të na zilepsen për burrat historikë që kishim në krye pas 1990.”

“E çka mbajte shënim mbramë?”

“Plot! Nuk numërohen.”

“Thuej nji, kuptonapojò.”

“Ishin shumë. Ishte ajo që thatë se Shqipëria jonë ishte e vetmja në botë kundër embargos së naftës dhe pastaj kur e zhvilluat temën doli se për thyerjen e embargos na e kalonte Rumania… Më pëlqeu ajo tjetra që thatë se ‘Demokracia që ndërtuem është e randësishme, por ma të rëndësishme, përmbi demokracinë duhet të jenë themelet e saj!’ Që sot këtë shprehje e kam në murin e dhomës time… Brezat nuk do ta kuptojnë kurrë demokracinë që ndërtuat ju. Ata nuk do ta kuptojnë se si e qysh në vitet tona themelet e një ndërtese ishin përmbi ndërtesën!… Më pëlqeu tmerrësisht shumë, pastaj, kur e futët në fund të dheut kryeministrin e sotëm, që mezi kishte pritur që mandatet e djegura të Opozitës, t’i shpinte menjëherë në KQZ! Me ngut! Me vrap! Pra, e bëtë rrezil që ai kish bashkëpunuar megjithë zjarrin e shpirtit të përmbushte dëshirat tuaja për djegjen. Ju vetë, po të ishit në vend të tij, – theksuat, – nuk do t’i dorëzonit menjëherë. Do t’i dorëzonit pas një muaji. Bile caktuat edhe orën: deri më dymbëdhjetë. Pas një muaji, më dymbëdhjetë, thatë!”

“ Yyyy!… Më vjen mirë që të paska pëlqye, kuptonapojò.”

“ Po po. Shumë! Dhe këtu dua t’ju pyes: juve kishit shpresë që Rama nuk do t’i përcillte mandatet tuaja të djegura për aprovim?”

“Nuk na e merrte mendja që ai mezi paskish pritë! Ti e ke pa se sa e kanë dënue miqtë tanë ndërkombëtarë djegjen e mandateve. Dhe me të drejtë! Nuk mund të djegësh menjëherë sapo…”

“Po, po zoti Berisha. Mund t’i kishte mbajtur dhe një muaj.”

“Pa tjetër, zoti Pallaska!”

“T’i mbante! Mirë thoni ju! Deri ora dymbëdhjetë në fund të muajit! Them se mund t’i mbante dhe nja dy orë më shumë se muaji, dreqi ta marrë!”

“Jooo! Ora 12 ishte mjaft! Mos e teprojmë, kuptonapojò.”

“Dhe një pyetje tjetër, zoti Berisha… Pashë një përleshje të protestuesve tuaj me policinë. Protestuesit deshin me ça kordonin e policisë, policët i mbanin. Këta tuajt shtynin policinë dhe ulurinin.”

“Me të drejtë, Zike. Zemërimi i popullit ka arritur kufij të paimagjinueshëm, kuptonapojò.”

“Ju deshit… Protestuesit deshin… të hynin në parlament, brenda në godinë.”

“Pse të mos hynin?!”

“Po ishte mesnatë, zoti Berisha! Aty brenda nuk kishte njeri! Ç’do të bënin ata në sallën bosh?!”

“Yyyyyyy!… Nuk e di, nuk qëllova të jem në mbledhjen e të dëgjoja udhëzimet që u dhanë. Unë, kuptonapojo, nuk dua të merrem me zemërimet e njanit, apo tjetrit.”

“Se duket ashiqare që shefat u thonë militantëve të zemëruar që duhet të luftojnë të hyjnë, por siç duket, nuk i udhëzojnë më tej çfarë duhet të bëjnë në sallë! Pse t’i shpenzojnë udhëzimet kot?! Se e dijnë që protestuesit nuk do t’i lejojnë forcat e policisë të hyjnë.”

“Po, sigurisht. Policia duhet të jetë në krye të detyrës!”

“I kam vënë re që nganjëherë protestuesit tufitojnë. Kordoni i policëve çahet…”

“Hm! Çahet sepse mes tyre ka maskarenj. Ka policë individë që marrin porosi direkt nga Narkokryeministri!”

“Pra, kur ju, zoti Sali, shihni tek ndeshen protestuesit me kordonin e policëve, shty ata, godit këta, duket si një ndeshje e madhe, për jetë a vdekje. Protestuesit vërsulen, policët i përmbajnë!… E ashtu ngjeshur, hundë më hundë e dhëmb për dhëmb, ndeshja vazhdon. Ju, zoti Berisha, bëni tifo për policët?”

“Pa tjetër! Unë, zoti Basha, zonja Kryemadhi, urojmë që në atë duel të egër të fitojnë policët. Pa tjetër! Edhe ata, bij nënash janë. Kjo asht detyra e çdo policie në botë, kuptonapojò!”

“Por ka mes tyre…”

“Ka, Zike, ka! Kur lëshojnë gazin lotësjellës, mue ma shumë më dalin lotët nga shpirti, se nga sytë.”

“Ju kam parë kur i fshini sytë dhe faqet. Ju duhet të jeni i vetmi burrë shteti në histori, i vetmi President i një vendi, që jeni dëbuar me gaz lotësjellës!”

“Po, po më vjen mirë që do të mbahem mend për këtë! A e din, ti, zoti Pallaska, çfarë gazi asht ai? I papranueshëm! Kriminal! Si mund të hidhet ai gaz mbi njerëzit?! Kualiteti i gazit është nga më të rrezikshmit. Në Evropë nuk e përdorin ma atë lloj gazi!”

“Po për atë të shkretë Evropë po përpiqemi, o zoti Berisha. Kur të futemi atje, do të arrihen shumë standarte, por edhe gazin do ta kemi më në fund… Unë vetë do të udhëhiqja një lëvizje popullore me thirrjet “E duam gazin lotësjellës si tërë Evropa! E duam! E duam!”

“Tash më duhet ta mbyll bisedën me ju se më asht mbushë zyra me njerëz që u vlon tërbimi, për përleshjen paqësore që vjen… Këta nuk do të ndalen kurrë, kurrë, kurrë!… Kurrë, pa dhanë dorëheqjen Rama!”

“Faleminderit për bisedën, zoti Berisha! Ju keni qenë idhulli im në këtë copë jete që më qëlloi me ju… Edhe një fjalë për ikjen e Ramës… Nuk e dij a e keni marrë vesh se në qarqe të besueshme flitet se… Rama po e le detyrën!”

“Vërteeeet!.. Cfarë je tue thanë?!… Po tash sapo ju a dëshmova që ai asht njeriu ma negativ që kam njoftë? Vërtet do ta len zyyyyrën?! Kjo asht katastrofë! Hë, maskarai… Le të guxojn! Kërkon me sabotue tërbimin popullor! Po ne, mezi… Tërë këto vite e ka mashtrue Bashën tim. i poshtri ban, gjithmonë ashtu si don Basha! Fuck!”

Next Post
Lista e plotë e kandidatëve, PS garon në Belsh përballë komunistëve

Veliaj: 30 Qershori do të jetë një manifestim qytetar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In