• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Le të dëshmojmë përgjegjshmëri, largpamësi dhe pronësi mbi reformat

by Ardit Rada
18/06/2020 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ditmir Bushati 

Çdo vit në Kuvend paraqitet për shqyrtim raporti i qeverisë për ecurinë e procesit të integrimit europian ku analizohen arritjet dhe sfidat me të cilat përballet vendi.

Përgjithësisht jemi mësuar që të debatojmë mbi mënyrën sesi të tjerët na shohin. Por, ky raport është i rëndësishëm për faktin sesi e shohim ne veten, përballe kritereve që imponon ky proces dhe rrugën që duhet të ndjekim.

Sa herë që ky raport vjen në Kuvend, pavarësisht detyrave dhe funksioneve që kam ushtruar, jam përpjekur të them fjalën time duke e konsideruar analizën vjetore të ecurisë së Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, si momentin më të rëndësishëm politik të vitit.

Shqipëria është Atdheu ynë i përbashkët dhe gjithmonë kam besuar se nuk ka moment më përbashkues politik e shoqëror sesa diskutimi i njëmendtë e jo formal i sfidave reale me të cilat përballet vendi në procesin gjithnjë e më sfidues të integrimit europian.

Për shkak të rëndësisë së këtij procesi dhe investimit tim profesional e politik, duke qenë se nuk mu dha fjala në seancë, po ndaj me ju pikëpamjet e mia, i bindur se asnjë forum apo platformë sociale nuk e zëvendëson rëndësinë dhe peshën e foltores së Kuvendit.

Së pari, vendimi i Bashkimit Europian i 24 Marsit të vitit 2020 për hapjen e negociatave me Shqipërinë konfirmon në thelb vendimin e 26 Qershorit të vitit 2018. Në kulmin e krizës së paprecedentë që po kalon njerëzimi, vendimi i BE-së ka një vlerë politike të pamohueshme, pasi mban “gjallë” procesin e zgjerimit.

Së dyti, Vendet Anëtare të BE-së kanë përcaktuar edhe disa kushte që duhen përmbushur para mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Për përmbushjen e kushteve, Komisioni Europian do të raportojë sërish para Vendeve Anëtare. Në të vërtetë, një pjesë e këtyre kushteve që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, funksionimin e gjykatës kushtetuese, gjykatës së lartë dhe funksionimin e strukturave të specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk janë të panjohura. Ato, ne i kemi kthyer në “detyra shtëpie” në Rezolutën që miratuam në Kuvend, më 3 Tetor 2019. Duhet t’i rikthehemi pikërisht angazhimeve që kemi ndërmarrë vitin e shkuar, e të adresojmë një orë e më parë të gjitha “detyrat e shtëpisë” që na kanë lënë Vendet Anëtare të BE-së, përmes bashkëpunimit politik dhe mirëkuptimit institucional, duke përfituar nga ekspertiza e çmuar e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Së treti, fillimit të negociatave i paraprin përgatitja nga ana e Komisionit Europian dhe miratimi nga Vendet Anëtare të BE-së të “Kuadrit Negociues”. Ky dokument përcakton parimet, thelbin dhe procedurat mbi të cilat do të zhvillohet procesi. Edhe këtu Vendet Anëtare kanë përcaktuar një katalog me disa detyra, mënyra e adresimit të të cilave nga ana e Shqipërisë duhet të reflektohet në dokumentin e “Kuadrit Negociues”. Këto detyra kërkojnë bashkëpunim politik dhe mirëkuptim institucional, ku përgjegjësia e çdo aktori është e qartë.

Së katërti, zyrtarizimi i negociatave me BE-në varet nga vetëdija dhe vullneti ynë për të përmbushur detyrat e përcaktuara nga Vendet Anëtare. Po kështu edhe cilësia dhe shpejtësia e përmbylljes së këtij procesi. Precedenti i vendosur nga BE-ja që shoqëron miratimin e “Kuadrit Negociues” dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me përmbushjen e një liste me detyra apo kushte nuk është fundi i botës. Pranaj, le mos të bëjmë garë për numrin e detyrave dhe kushteve, sepse kushtëzimi demokratik përben thelbin e këtij procesi. Katalogun e detyrave le ta konsiderojmë si motivim për më shumë reforma të qëndrueshme. Pasi “Kuadri Negociues” do të ofrojë jo vetëm një analizë të të gjitha arritjeve tona. Por edhe një pasqyrë për rrugën përpara, ku ne të gjithë duhet të shihemi për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës.

Së fundmi, nuk është në interesin tonë të analizojmë shqetësimet, paragjykimet apo precedentet e rinj që vendosën në këtë proces, në disa raste padrejtësisht e në kurriz të pritshmërive dhe ëndrrave tona për ta bërë një orë e më parë Shqipërinë vend anëtar të BE-së.

Por, analizën duhet ta nisim nga vetja. Për gjatë tre dekadave tranzicion fillimisht eksperimentuam me “terapinë shock” dhe “çekun e bardhë”, me iluzionin se reformat vetzbatoheshin duke ushqyer përtacinë. Më pas, eksperimentuam “reformat standarde”, ku shkundja nga përtacia nënkuptonte thjesht përkthim dhe kopjim pa marrë parasysh nevojat tona. Sot themi se disa reforma të rëndësishme i bëjmë në bashkautorësi me partnerët ndërkombëtar, por pa pronësi.

Hendeku ynë zhvillimor me BE-në, më shumë sesa ekonomik, i ka rrënjët pikërisht tek mungesa e pronësisë së reformave që janë jetike për një shoqëri demokratike.

Qytetarët e zakonshëm të këtij vendi nuk është se po presin negociatat me Bashkimin Europian në kuptimin klasik të fjalës. Pasi ata e dinë mirë që jeta e tyre nuk do të ndryshojë si me magji të nesërmen e fillimit të negociatave. Ata e dinë gjithashtu po aq mirë që nuk do të negociojmë standardin europian. Por, ky proces do të duhet të na ndihmojë për arritjen e këtyre standardeve. Për rritjen e mirëqënies, për ndalimin e hemoragjisë demografike dhe për t’i bërë të gjitha fashat e shoqërisë protagoniste të transformimit të Shqipërisë. Ky është testi i modernitetit për shoqërinë shqiptare që shkon përtej politikës së ditës. Ndaj na duhet para së gjithash të përcaktojmë një emërues të përbashkët, sesi do të punojmë për të përmirësuar cilësinë dhe shpejtësinë e këtij procesi.

Le ta mësojmë një herë e mirë se në këtë proces qeveritë kanë barrën kryesore, por përgjegjësia është e përbashkët. Ndërsa merita është vetëm e shqiptarëve. Që nuk kanë asnjë mëdyshje sa i përket kursit të Shqipërisë.

Ndaj, le të dëshmojmë përgjegjshmëri, largpamësi dhe pronësi mbi reformat.

Next Post
Shtohet frika në Kinë, izolohen 21 milionë persona në Pekin

Shtohet frika në Kinë, izolohen 21 milionë persona në Pekin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Zjarri në Lundër del jashtë kontrollit, nis ndërhyrja nga ajri, rrezikohen banesat

September 1, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Gonxhja kandidat për Bashkinë e Tiranës? Ministri: Krenari, por s’është ambicia ime

September 1, 2026
“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem

“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem

September 1, 2026
Vrasja e trefishtë në Malin e Zi, vetëvritet autori rus

Vrasja e trefishtë në Malin e Zi, vetëvritet autori rus

September 1, 2026
Dita e Europës, Hoxha: Për Shqipërinë, BE nuk është thjesht një destinacion, por zgjedhje vlerash

Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor, Hoxha: Kushton 1 kapuçino, shansi i fundit për besueshmërinë e BE

September 1, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

September 1, 2026
Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

Pas shkarkimit të Ristanit, largohet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Veliaj komandon Alban Dokushin

September 1, 2026
“Hundën ma keni thyer ju demokratët”, Rama pret boksierin Nelson Hysa: Shqiponja që nuk njeh humbje…

“Hundën ma keni thyer ju demokratët”, Rama pret boksierin Nelson Hysa: Shqiponja që nuk njeh humbje…

September 1, 2026
Mali i Zi në prag të anëtarësimit në BE, ja si Serbia po përpiqet që ta ndalojë

Mali i Zi në prag të anëtarësimit në BE, ja si Serbia po përpiqet që ta ndalojë

September 1, 2026
Prindërit por refuzojnë gjithmonë e më shumë Vitaminën K, për mjekët rreziqet janë vdekjeprurëse

Prindërit por refuzojnë gjithmonë e më shumë Vitaminën K, për mjekët rreziqet janë vdekjeprurëse

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com