• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Le Pen e sfidon hapur Macron në fushatën në Amiens

by Java News
27/04/2017 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati pretendent i presidencialeve franceze, Emmanuel Macron është bombarduar nga pyetje të pakëndshme nga punonjësit e një fabrike në Amiens, pas vizitës në këtë të fundit të rivales së tij nga ekstremi i djathtë, Marine Le Pen.

Le Pen tërhoqi vëmendjen ndaj rivalit të saj të qendrës, duke u kthyer të fliste me punonjësit, në kohën që ai takohej me përfaqësuesit e sindikatës së tyre pak kilometra më tej.

Macron, i cili është shumë më në avantazh sipas sondazheve të fundit, ndodhet në vendlindjen e tij Amiens mes akuzave për vetëkënaqësi. Ai mori së fundi edhe miratimin e ish-presidentit Nicolas Sarkozy, duke përforcuar pozitat e tij në garën presidenciale.

François Fillon, kandidati i Partisë Republikane të drejtuar nga Sarkozy, u eliminua në raundin e parë zgjedhor, duke lënë të paqartë sesi do të votojnë mbështetësit e kësaj partie në balotazhin e majit.

Sondazhet e para të së dielës, menjëherë pas raundit të parë, tregojnë se Macron, kandidat i lëvizjes “En Marche!”, do ta mposhtë me lehtësi Le Penin, e cila ka dhënë përkohësisht dorëheqjen nga posti i drejtueses së “Frontit Nacional”.

“Ëhirpool”, kompani e pajisjeve elektroshtëpiake, me seli në Amiens, qytet industrial në veri të Francës, përballet me kërcënimin për t’u mbyllur dhe për t’u transferuar në Poloni.

Macron u takua më herët me delegatët e sindikatës në Dhomën lokale të Tregtisë. Ndërkohë, Le Pen ishte duke shkrepur “selfie”-t e rastit me punonjësit jashtë fabrikës, vetëm pak kilometra më tej.

“Kur dëgjova se Emmanuel Macron do të vinte këtu dhe nuk kishte planifikuar të takohej me punonjësit, duke mos dalë në vijën e parë të betejës por duke u strukur kushedi se ku në Dhomën e Tregtisë, e konsiderova si një shenjë përbuzjeje ndaj punonjësve të Whirpool, ndaj vendosa të vij këtu e t’i takoj vet ata”, është cituar të ketë thënë Le Pen nga “Reuters”.

Por Macron iu kundërpërgjigj në “Tëitter”, duke thënë:

“Marine Le Pen qëndroi për 10 minuta me mbështetësit e saj në një parking përballë kamerave, ndërsa unë qëndrova për një orë e 15 minuta me sindikatën dhe pa praninë e medieve. Se kë do të zgjedhin, t’ia lëmë 7 majit”, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Arrihet marrëveshja, ish-drejtori i Juventus Luciano Moggi te Partizani

Arrihet marrëveshja, ish-drejtori i Juventus Luciano Moggi te Partizani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In