• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Le Pen bën një deklaratë kundër hebrenjve

by Java News
11/04/2017 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shfajëson francezët për arrestimet në masë të hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.

Kandidatja nacionaliste për presidente të Francës, Marine Le Pen, është vënë në qendër të polemikave me një deklaratë për hebrenjtë. Ajo tha se francezët nuk janë përgjegjës për arrestimet në masë të hebrenjve në Paris, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë një interviste për një televizion francez, ajo tha se vendi i saj nuk është përgjegjës për arrestimet në masë të hebrenjve, në një ngjarje e ndodhur në Paris 16-17 korrik të vitit 1942, që në histori njihet si ngjarja e Vel d’Hivit.Sipas saj, përgjegjësia nuk është e popullit francez pasi në atë kohë Franca ishte nën pushtimin e nazistëve.

Sipas historianëve, ishin policët francezë ata që arrestuan brenda dy ditëve, 13 mijë hebrenj që jetonin në Paris me urdhër të administratës pushtuese naziste. Të gjithë i mbajtën në pistën e çiklizmit Vel d’Hiv. Disa prej tyre humbën jetën nga mungesa e ushqimit, ujit dhe kushteve të vështira të jetesës. Të tjerë mendohet të jenë dërguar në kapin e Aushvicit.

Për rivalin e saj kryesor në garën presidenciale, Emanuel Makron, me këtë deklaratë, Le Pen ka bërë një gabim të rëndë, që i kujton edhe një herë votuesve francezë se ajo është e bija e ultra-nacionalistit Zhan Mari Le Pen. Ai themeloi Frontin Kombëtar në 1972, me një program racist dhe anti-semit.  Zhan Mari e ka përshkruar Holokaustin si një detaj të thjeshtë të historisë.

Deklarata e Le Pen u kritikua edhe nga përfaqësuesit e komunitetit hebre në Francë, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Beograd/ Gjendet bombë pranë varrit të gazetarit kritik ndaj politikave me Kosovën

Beograd/ Gjendet bombë pranë varrit të gazetarit kritik ndaj politikave me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com