Moderatorja Luana Vjollca ka postuar në rrjetin e saj social në Instagram foton e saj, e veshur me kostume popullore shqiptare. Krah fotos, moderatorja ka sqaruar se veshja ishte për emisionin e saj që duhet të zhvillohej më 28 nëntor.
Krah fotos, moderatorja ka treguar se edhe pse ishin përgatitur shumë për emisionin, anuloi gjithçka që kishte përgatitur me rastin e festave të nëntorit për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.
“Zot i kam sytë e lutjet nga ti. Bekoje Shqipërinë e shqiptarët. Foto e realizuar më datë 21 nëntor për xhirimet e emisionit festiv të 28-29 nëntorit”, ka shkruar moderatorja.











