• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Le iene” shkon në familjen Gjonaj dhe i kërkon faljen gjakut të sipërmarrësit që u vrau djalin

by Java News
11/02/2019 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni investigativ ‘Le iene’ i Mediaset ka tentuar të realizojë pajtimin e gjakut mes familjes së një të riu shqiptar të vrarë në Itali e familjes së një italiani autori i vrasjes së tij, i cili u shpall i pafajshëm nga drejtësia italiane.

Gazetarët italianë gjejnë surreal realitetin e Kanunit, sidomos pas një bisede të kryer me këshillltarin e Ministrit të Brendshëm shqiptar , i cili e mohoi kategorikisht ekzistencën e këtij fenomeni në shoqërinë shqiptare, ndërkohë që vetëm një vit më parë në Shqipëri 12 persona mes të cilëve 4 fëmijë u vranë për gjakmarrje.

Emisioni investigativ ‘Le Iene’ i Mediaset në puntatën e transmetuar mbrëmjen e së dielës 10 shkurt i është rikthyer dhe një herë ngjarjes së vrasjes së shqiptarit 22 vjeçar, Gjergj Gjoni, i cili hymbi jetën më 20 tetor 2015 pasi u qëllua për vdekje nga italiani Francesko Sicignano, ndërsa po tentonte t’i grabiste banesën.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Vaprio D’Adda në provincën e Milanos, e dy vite më parë në dhjetor të 2017 Gjykata e Milanos shpalli të pafajshëm 65-vjeçarin italian, duke hedhur poshtë akuzën e vrasjes së qëllimshme e motivuar pafajsëinë me mbrojtje legjitime kundër një grabitësi i cili kishte hyrë brenda në territorin e banesës së tij.

Dy javë më parë në puntatën e tramsmetuar në mbrëmjen e së dielës 27 janar 2019, gazetari Luigi Pelazza  ka intervistuar në Shqipëri babain dhe nënën e 22-vjeçarit, Gjergj Gjoni, të cilët paralajmëronin italianin se do ta vrisnin.

“Gjej vrimë e futu, o unë vetë, o me para do të të vras”, thotë Mark Gjoni.

“Tek ne repektohet Kanuni i Lekë Dukagjinit,  e unë do të marr gjakun e djalit tim. Do të vras atë që më vrau Gjergjin ose më mirë do të vras djalin e  tij, kështu që dhe ai të vuaj vuajtjen time.”

Në puntatën e së dielës 10 shkurt gazetari Luigi Pelazza i ka kërkuar ndihmë pajtuesit të gjakut Nikolla Shumani, për të bindur prindërit shqiptarë të falin gjakun e të birit.

Por tentativa ka rezultuar e pasuksesshme. Prindërit e Gjergj Gjonit kanë pranuar të ulen e të bisedojnë në një të ardhme me italianin që i vrau djalin e të bien dakort për një vlerë monetare  nëse pranojnë faljen e gjakut.

Por kësaj herë ka qënë italiani Francesko Sicignano, i cili e ka gjetur absurde një kërkesë të tillë.

“Unë jetoj në një vend të lirë, thotë ai pas një bisede telefonike me gazetarin italian, nuk paguaj asnjë lek.”

Prindërit e Gjergj Gjonit janë fyer dhe më shumë nga përgjigjja dhe babai i tij Mark shprehet se pas kësaj italiani i ka borxh jo më 1 por 2 gjaqe.

Habia e keqardhja e gazetarit italian për mosgjetjen e një zgjidhje shndërrohet në një realitet surreal pasi interviston këshilltarin e Ministrit të Brendshëm shqiptar i cili e mohon kategorikisht fenomenin e gjakmarrjes, duke e quajtur një plagë të së shkuarës që ekzagjerohet nga mediat,  persona apo grupe  të caktuara për të përfituar.

“Si është e mundur, pyet gazetari Luigi Pelazza, pak javë më parë intervistuam mësuesen nga Shkodra e cila rrëfeu një tjetër realitet. Si është e mundur që shteti shqiptar e mohon këtë fakt. Një vit më parë në Shqipëri u vranë për gjakmarrje 12 persona e 4 prej tyre ishin fëmijë”.

Next Post
Për 6 muaj fitoi 50 milionë dollarë, zbulohet pasuria marramendese e Lady Gaga

Për 6 muaj fitoi 50 milionë dollarë, zbulohet pasuria marramendese e Lady Gaga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Diploma pa kufij, apo kufij pa diploma?

Diploma pa kufij, apo kufij pa diploma?

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In