• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lë Holandën për Shqipërinë, 70-vjeçari: Ndryshova mendim për vendin tuaj, erdha të jetoj këtu

by Java News
12/05/2019 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Gjuha shqipe është shumë e vështirë dhe shumë e koklavitur”. Për të mbajtur trurin në punë, siç thotë 70 vjeçari, sfida e radhës për të ishte mësimi i shqipes.

Prej një viti e gjysmë, zoti Ernst është shpërngulur nga Holanda për të jetuar në vendin tonë, pasi bashkëshortja e tij erdhi këtu me punën. Kur u tregonte miqve holandezë se do të banonte në Shqipëri, fytyrat e tyre shtrëmboheshin, pasi e konsiderojnë territorin shqiptar të rrezikshëm.

“Nuk është se Holanda nuk e pëlqen Shqipërinë, por nuk e njeh atë. Imazhi që kanë krijuar për vendin tuaj nuk është i mirë dhe të jem i sinqertë njësoj mendoja dhe unë para se të vija të jetoja këtu. Por menjëherë ndryshova mendim. Pavarësisht se politika është problem i madh këtu, ju keni një vend fantastik, natyrë shumë të bukur dhe njerëz shumë të dashur e të shoqërueshëm”, tha ia.

Zoti Ernst, kur kthehet në vendlindjen e tij, tregon përshtypjet më pozitive për Shqipërinë pasi sheh shpresë tek të rinjtë. Propozimin e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët, ai e shikon të gabuar dhe i fton ta vizitojnë vendin tonë.

“Ndihem shumë i lirë teksa eci këtu dhe madje kam dëgjuar një grua gjermane kur tha se ndihet më e sigurt në Tiranë se në Amsterdam. Ndaj, duhet të vini ta shikoni nga afër Shqipërinë dhe pastaj ta gjykoni”, vijon zoti Ernst Roessingh.

Traditat që ruhen, toleranca fetare por sidomos ushqimi ka bërë për vete holandezin, që nuk flet për krimin shqiptar në kombin e tij.

“Përpiqem të gatuaj ndonjëherë vetë darkën në shtëpi, por ju keni restorante shumë të mira me ushqim tipik shqiptar, që nuk i konkurroj dot”, përfundon holandezi./tch

g.kosovari

Next Post
LIVE/ Protesta e opozitës, Rama: Policia tregoi profesionalizëm dhe qetësi për t’u admiruar

LIVE/ Protesta e opozitës, Rama: Policia tregoi profesionalizëm dhe qetësi për t'u admiruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In