• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

”Le Figaro”: Veliaj, kryebashkiaku i ri që po shndërron Tiranën në qytet europian

by Java News
18/04/2019 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta e njohur franceze ‘’Le Figaro’’ i ka kushtuar një artikull të gjatë ndryshimeve rrënjësore në Tiranë. Sipas saj, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj po e shndërron Tiranën në qytet europian. 

”Erion Veliaj e ka pothuajse të pamundur të bëjë 10 hapa në rrugët e Tiranës pa u ndaluar nga të rinj, sidomos vajza, por jo vetëm, të cilat i kërkojnë një ‘’selfie’’.

I veshur me xhinse dhe atlete, me një çantë në shpinë, kryetari i ri 38- vjeçar bën xhiron e tij të zakonshme në qytet dhe në çdo dyqan tregtarët e qerasin kush me ca ullinj Berati, kush me një qofte zgare apo me një gotë raki.

Kryetari i Bashkisë ecën ngadalë në çdo cep të sheshit ‘’Skënderbej’’, sheshi kryesor i Tiranës, që deri para pak kohësh ishte një rrethrrotullim gjigant i tejmbushur me makina.

Sheshi, i cili rrethohet nga Muzeu Kombëtar me mozaikun, në stilin  klasik komunist, dhe nga Teatri i Operas dhe i Baletit, një tjetër dëshmi e arkitekturës komuniste, u është rikthyer tashmë këmbësorëve.

Gjatë verës uji rrjedh nga disa shatërvane dhe shpërndahet pothuajse në të gjithë sipërfaqen e tij dhe, sipas kryetarit të ri të Tiranës, ndikon në uljen deri me tetë gradë Celsius të temperaturës.

Erion Veliaj bën pjesë në brezin e shqiptarëve që ishin ende fëmijë gjatë rënies së diktaturës komuniste (1944-1991).

Themeluesi i regjimit komunist, Enver Hoxha, mishëronte versionin europian të diktatorit koreanoverior, Kim Il Sung.

I diplomuar në universitetet e Britanisë dhe Amerikës, kryetari i Bashkisë së Tiranës rrethohet nga një staf i ri, brilant dhe entuziast, që flet disa gjuhë të huaja. Ekipi i tij gëlon nga ide të reja për ta shndërruar qytetin e një milion banorëve – një e treta e Shqipërisë – në një qytet modern dhe të këndshëm për të jetuar.

Kështu, ai shndërroi Pazarin e Ri nga një zonë e rrënuar dhe e ndotur, në një treg tradicional, ku gjen kafene nga më modernet.

Po ashtu, ai bindi kompanitë më të mëdha të vendit të financojnë rinovimin e kopshteve të fëmijëve, të cilat ishin në gjendje të mjerueshme.

Bashkëpunimi me Veronën

Kryetari i Tiranës ka nisur një revolucion të vërtetë duke krijuar parkime me pagesë në të gjithë qytetin. Kundrejt pagesës (100 lekë), shoferi merr një SMS ku informohet se pagesa që ka kryer me telefon do të financojë mbjelljen e një peme në pyllin orbital që do të rrethojë kryeqytetin.

Gjithnjë në ndjekje të shembujve më të mirë të qyteteve të huaja, Erion Veliaj ka krijuar një binjakëzim me Bashkinë e Veronës, me qëllim administrimin e mbetjeve urbane. Qytetarët e Tiranës mund të sinjalizojnë mosgrumbullimin e tyre në aplikacionin ‘Tirana Ime’, i cili ofron akses në kohë reale edhe në kamerat që monitorojnë trafikun e qytetit.

I riu i zgjedhur si Kryetar Bashkie në vitin 2015, ndjek hapat e mentorit të tij, Kryeministrit aktual Edi Rama, i cili fillimisht si Ministër Kulture dhe më pas si Kryetar Bashkie, ndërmori një transformim thelbësor të kryeqytetit.

Tirana, qytet i konceptuar nga arkitektët e Musolinit gjatë pushtimit italian në vitet ‘30, pësoi ndryshime të mëdha me rënien e komunizmit.

Gjatë fillim viteve ‘90, për shkak edhe të eksodit rural, u ndërtuan shumë godina, jo vetëm me stilin e vjetër, por edhe të paligjshme.

Megjithë mungesën e burimeve financiare, Kryetari energjik i Bashkisë së Tiranës, avancon duke praktikuar metodën e ‘‘akupunkturës’’.

 “Duhen ndërhyrje në pikat nevralgjike, që ndikojnë në zhvillimin e  gjithë komunitetit”, shpjegon ai.

Megjithatë, një prej krenarive më të mëdha të Erion Veliajt mbetet bashkëjetesa në harmoni e komuniteteve fetare.

“Është e vështirë të gjenden kryeqytete në botë që në pak metra katrore të gjesh një xhami, një kishë ortodokse, një tempull apo bustin e papa Françeskut, i cili vizitoi Tiranën në vitin 2014””, shkruan gazeta e njohur franceze ”Le Figaro”.

Next Post
’21 Janari’, Zef Brozi: Krim terrorist i shtetit ndaj qytetarëve të tij

Zef Brozi: Opozita e re, krijimi i grupeve parlamentare kontribut për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

“Pagat në sektorin publik janë më të larta se privati”- Ministri Malaj: Rritja ekonomike deri në fund të vitit do jetë 4 për qind!

November 11, 2026
Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

November 11, 2026
Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

November 11, 2026

Krimet e Epstein mund të ishin parandaluar, raporti i republikanëve zbulon dështimet e drejtësisë: Veproi i mbrojtur dhe i ndihmuar nga…

November 11, 2026
Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

November 11, 2026
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Tirana e vështirë për familjet e reja, lindjet janë në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare!

November 11, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme!

November 11, 2026
Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

November 11, 2026
Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In