Lë burrin me të cilin kishte qenë e dashuruar për shumë vite, për t’u martuar me një vrasës serial në prag të vdekjes.
Është kjo ajo që ka bërë në vitin 1995 avokatja Rosalie Martinez, pasi u dashurua me të burgosurin Oscar Ray Bolin Jr, ish- pilot i aeronautikës amerikane, i dënuar me vdekje për përdhunimin dhe vrasjen e tre femrave.
Ai akuzohet për vrasjen e Natalie Blanche Holley, 25 vjeçe, Teri Lynn Matthws, 26 vjeçe dhe Stephanie Collins, 17 vjeçe dhe më pas zhduku trupat e tyre. Për krimet e kryera ai u dënua në vitin 1986 dhe që nga ai moment jeton pas hekurave. Pavarësisht se vendimi i dhënë ndaj tij është përfundimtar, gruaja e tij Rosalie Martinez nuk është dorëzuar për asnjë moment dhe si avokate vazhdon të pretendojë se i shoqi është tërësisht i pafajshëm. Në një intervistë të sajën pak ditë më parë për rrjetin televiziv ABC, Rosalie tha se, “Dua që të gjithë ta dinë se im shoq është dënuar padrejtësisht. Nuk është ai personi që i ka vrarë ato tre femra”. Gruaja ka thënë se është e dashuruar me të burgosurin, me të cilin u martua në vitin 1995 pasi la të shoqin me të cilin kishte katër vajza. Martesa mes tyre u celebrua telefonikisht, ndërsa Rosalie ndodhej në shtëpinë e saj në Florida (SHBA) dhe ai i mbyllur në qeli.
Takimet mes tyre bëhen dy herë në javë në ambientet e burgut në Florida State Prison të Raiford, Florida (SHBA), dhe tashmë autoritetet kanë dhënë vendimin e formës së prerë për Oscar.
Por pavarësisht kësaj Rosalie nuk ka rreshtur së mbrojturi dhe për të thotë se, “Është një njeri i pafajshëm, do e tregojë”./a.y/noa.al