LDK e kënaqur me zgjedhjen e presidentit por edhe me proceset e tjera. Ndërkohë Kreu i LDK-së që është edhe kryeministër i vendit, Isa Mustafa, në takimin që ka mbajtur me kryetarët e degëve të partisë ka folur për proceset dhe, siç shkruan LDK-ja në komunikatën e saj, progresin që po arrihet në Kosovë si rezultat i reformave, për proceset aktuale politike dhe funksionalizimin e institucioneve në përputhje me marrëveshjen e koalicionit qeveritar.
Ai ka pohuar se dihen se cilët janë ata që po u djegin zyrat.