Besa Gaxherri nga LDK thotë se koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk e meriton të quhet koalicion i luftës.Në Interaktiv të KTV-së, Gaxherri ka thënë se “ata që kanë qenë në gjendje të vdesin për vendin, nuk mund të zhvatin atë”.
“Këta nuk janë koalicion i luftës. Kur kemi hy në luftë mbi 80 për qind kemi qenë me LDK-në. Tjerëve ju ra ndër mend të bëjnë klane e gjithçka edhe plane për grusht-shtet. Ata nuk janë krah i luftës, janë çfarë të duan.
Ata që kanë qenë të gatshëm që të vdesin për vendin e vet, nuk janë në gjendje të zhvatin vendin e tyre”, ka deklaruar ajo.
Gaxherri ka thënë po ashtu se PDK duhet doemos të dalë në opozitë “bashkë me satelitët e saj”. (b.an)