Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.
Mocioni që mban firmën e 46 deputetëve është dorëzuar sot rreth orës 16:00 në Kuvend, duke mos u tërhequr pavarësisht se partia e Isa Mustafës kishte thënë se do të presë reflektimin e Albin Kurtit për shkarkimin e ministrit të Brendshëm të LDK-së.
Mocioni i mosbesimit pritet hyjë në rendin e ditës në Kuvendin e Kosovës brenda jo më pak se 5 ditëve. /e.s/