• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

LDK: Kryetari i Kuvendit flet si fëmijët e fortë duke treguar muskujt

by Java News
05/09/2018 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku në emisionin “Interaktiv” i është kundërpërgjigjur kritikave të Kadri Veselit që ia ka drejtuar Avdullah Hotit, duke thënë se Veseli është provokator me dije minimale për shtet. “Deklaratat e Veselit i shoh si deklarata cinike të një provokatori me dije minimale për shtet. Më përngjan si një fëmijë i lagjeve që dëshiron të krijojë probleme. Ka gjuhë të varfër dhe e kam të vështirë t’i përgjigjem”, ka thënë Abdixhiku.

Deputeti Abdixhiku ka thënë se Kosovës i duhen mendje institucionaliste në bisedime me Serbinë dhe jo njerëz të paditur që tregojnë muskujt.

“Kosova është në hall nga njerëzit e padijshëm që kanë vendosur në tavolinë territoret. E që flasin me glamur për luftën bravuroze që kanë bërë. 20 vjet pas luftës neve na duhet një mendje më ndryshe, që e do Kosovën për atë që është. Jemi në luftë në tavolinë negociuese e që është shumë e rëndë për njerëz të padijshëm. Kërkon më tepër kompetencë institucionale sesa muskuj dhe folklorizma”, ka thënë Abdixhiku.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka folur për dështimin e seancave të jashtëzakonshme të thirrura nga opozita dhe kryeministri Ramush Haradinaj, duke thënë se vendosja e territorit në tavolinë të bisedimeve konteston gjithçka që ka arritur Kosova.

“Ne jemi bërë bashkë me dy partitë opozitare për të bërë gjënë normale që do të bënin partitë për territorin. Kemi mbledhur 40 nënshkrime me të cilat është dashur ta kemi të garantuar mbajtjen e seancës. Seanca nuk është mbajtur nga ata që nismën tonë e quajtën absurde. Pastaj na thanë se nisma e opozitës prodhon ndarje të Kosovës, pastaj provuan mbledhje të mbrëmjes për të penguar seancën e opozitës”, ka thënë Abdixhiku.

“Fushata e presidentit e negociuar në takime të fshehta me Vuçiqin i ka bërë dëm të parikuperueshëm Kosovës. I njëjti po e vë në tavolinë territorin me të cilin e shpallëm pavarësinë, që na njohën 110 njohje. Vendosja e territorit, hap derë për të kontestuar gjithçka tjetër të Kosovës. Ideja që mund të negociojmë për territorin është pranim i strategjisë serbe për rrëzim të krejt asaj që ka dëshiruar ajo. E këtë tani po e do presidenti Thaçi”, ka theksuar deputeti i LDK-së.

“Për ne, deklaratat e tij kanë bërë dëme. Kanë zënë në befasi miqtë ndërkombëtarë. Ka refuzime të ashpra të Gjermanisë dhe Britanisë, vendeve që me ngulmë kanë promovuar pavarësinë e Kosovës”, ka shtuar ai, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Të gjithë duan “punë shteti”, mes vendeve me numrin më të lartë të të punësuarve në sektorin publik

Bashkitë pranë kolapsit nga borxhet, dy prej tyre rrezikojnë "falimentin"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptari që po zhduket nga frika

Shqiptari që po zhduket nga frika

December 25, 2025
Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

December 25, 2025
2025: Anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

2025: Anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

December 25, 2025
Suedi/ Dyshime për sulm terrorist, raportohet për shpërthim dhe disa të plagosur! Qëllohet për vdekje autori

Suedi/ Dyshime për sulm terrorist, raportohet për shpërthim dhe disa të plagosur! Qëllohet për vdekje autori

December 25, 2025
Sherr me thika mes disa personave në Bathore, 4 të plagosur përfundojnë te Trauma

VIDEO-Sherr për motive banale në një lokal në Korçë, dhunohet një person! Dyshohet se…

December 25, 2025
“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

December 25, 2025
“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

Mos rreshtni kurrë së ëndërruari

December 25, 2025
Festat, ku i kalojnë shqiptarët? Eksperti: Korça dominon brenda vendit! Ja tre qytetet më të kërkuara në Evropë

Festat, ku i kalojnë shqiptarët? Eksperti: Korça dominon brenda vendit! Ja tre qytetet më të kërkuara në Evropë

December 25, 2025
“Jezusi është palestinez”/ Shkakton reagime të shumta në publik tabela e neonit e shfaqur në Times Square për Krishtlindje

“Jezusi është palestinez”/ Shkakton reagime të shumta në publik tabela e neonit e shfaqur në Times Square për Krishtlindje

December 25, 2025
Rritet fuqia e pasaportës shqiptare, renditet e 46-ta në botë! Mund të udhëtohet pa viza në 122 vende

Rritet fuqia e pasaportës shqiptare, renditet e 46-ta në botë! Mund të udhëtohet pa viza në 122 vende

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com