• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

LDK-ja e AKR-ja e refuzojnë kategorikisht ftesën e Haradinajt

by Java News
22/07/2017 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koalicioni PDK-AAK-Nisma, i cili nuk arriti t’i sigurojë 61 vota pavarësisht se doli triumfues në zgjedhjet e 11 qershorit, tashmë ka nisur takimet individualisht me deputetë të subjekteve të tjera.

I nominuari për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova, me ç’rast të dyja palët janë dakorduar që deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, ta mbështesë kandidaturën e Haradinajt.

Një gjë të tillë e ka pohuar tërthorazi vetë Haradinaj, i cili ka thënë se bashkëpunimi me familjen Rugova do të vazhdojë edhe sot, siç kishte vazhduar edhe në kohën e ish-presidentit, nga i cili kishte arritur të bëhej kryeministër, shkruan “Zëri”.

Nga ana tjetër, Teuta Rugova, pas takimit, tha se vizita e Haradinajt ka qenë krejtësisht miqësore. Ndërkaq i nominuari i PAN-it gjatë së premtes u bëri thirrje edhe LDK-së, edhe AKR-së që t’i bashkëngjiten kaolicionit fitues, mirëpo të dyja këto parti e refuzuan ftesën e tij.

Nga ana tjetër kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA), Avdullah Hoti, ka reaguar pas takimit mes Haradinajt dhe familjes Rugova, me ç’rast ka thënë se të gjithë deputetët e LDK-së janë unikë.

“Nga sot të gjitha konspiracionet morën fund. Përpjekja e fundit i qartësoi të gjitha. Deputetët e LDK-së janë unikë. Deputetët e koalicionit LAA janë unikë. Qeveria e ardhshme është proevropiane”, ka deklaruar Hoti.

 

Ndërkaq edhe nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, duke folur rreth ftesës së Ramush Haradinajt drejtuar AKR-së, ka thënë se ky subjekt assesi nuk do t’i bashkohet PAN-it.

“AKR-ja nuk u bashkëngjitet, e kryer është kjo punë”, ka thënë Bahtiri shkurt në një prononcim për “Zërin”. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Seti ‘hot’ i modeles me linja të bëshme…

FOTOT/ Seti 'hot' i modeles me linja të bëshme...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In