• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

LDK e Kosovës: Deklarata e Ramës për presidentët e përbashkët, mosrespekt për kosovarët!

by Java News
18/02/2018 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë kundër idesë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për një president të përbashkët të të dy shteteve.

Hoti ka thënë se kjo është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve.

“Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombëtar është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur, të integruar në BE dhe NATO”, ka thënë Hoti, përcjell Koha.net.

Në fjalimin që mbajti sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, Edi Rama, tha se Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta.

“Por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë kryeministri Rama.

Ai ka thënë se ideja e tij mund të duhet jo reale për kohën e sotme, por ka thënë se ajo që ëndërrohet edhe mund të realizohet.

“Mbase ky përfytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e nacionales. Por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet”, ka shtuar kryeministri shqiptar Edi Rama.

Next Post
Ministri i Jashtëm iranian ia kthen keq Netanyah-ut: Po bën cirk karikaturist

Ministri i Jashtëm iranian ia kthen keq Netanyah-ut: Po bën cirk karikaturist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com