• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LDK dhuron gjysmën e truallit të saj për ndërtimin e ambasadës shqiptare

by A R
09/07/2016 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i LDK-së, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të kërkojë nga Komuna e Prishtinës ndarjen e truallit për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë, duke ndjekur procedurat e parapara me ligj.

Në një prononcim për Koha.net, Mustafa tha se ai do të kërkojë nga Kryesia e LDK-së që të pajtohet që gjysma e truallit të saj të ndahet për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë.

“Sipas Ligjit, Qeveria do të kërkojë nga Komuna e Prishtinës ndarjen e truallit, kurse LDK-ja, duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me Shqipërinë, do të pajtohet që gjysma e truallit të saj të ndahen për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë”, tha ai.

I pyetur rreth qëndrimit të asamblistëve të LDK-së në seancën kur u shqyrtua kjo çështje, kryeministri Mustafa tha se është e pakuptimtë se si drejtuesit e Komunës së Prishtinës, pa e pyetur dhe as pa e njoftuar LDK-në, kishin iniciuar procedura për ndarje të pronës së LDK-së.

“Askush dhe as drejtuesit e Komunës nuk mund të vendosin për marrje arbitrare të një prone, për të cilën është vendosur në procedura të ligjshme. Me ligj është paraparë që Qeveria iu drejtohet Komunave për ndarjen e hapësirave për përfaqësi diplomatike dhe këtë do ta bëjë në ditët në vijim”, u shpreh Mustafa.

Kryeministri theksoi se shteti shqiptar në të gjitha fazat ka treguar gatishmëri për të përkrahur institucionet e Kosovës.

“Në vitet e nëntëdhjeta, ishte qeveria shqiptare që në marrëveshje me Presidentin Rugova, Kosovës ia dha për dhjetë vite në shfrytëzim pa kompensim një hapësirë me dy ndërtesa shumë të përshtatshme në rrugën e ambasadave në Tiranë. Kurse tani, Ambasada e Kosovës shfrytëzon një ndërtesë në një pozicion po ashtu shumë të përshtatshëm në qendër të Tiranës. Marrëdhëniet me Shqipërinë janë vëllazërore dhe ato nuk ndërtohen varësisht se kush drejton qeveritë në Kosovë apo Shqipëri”, tha Mustafa./a.m.

Next Post

Në kishën ku 40 ballkanas kërkuan azil, ja rrëfimi i shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In