• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LDK bojkoton varrimin e Adem Demaçit, përballet me kritika të ashpra

by Java News
28/07/2018 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me nderimet më të larta shtetërore i është dhënë lamtumira e fundit Adem Demaçit, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, Hero i Kombit, fitues i çmimit “Sakharov”, njeriu që ndryshe njihet si “Mandela i Kosovës”.

Ai do të prehet në “Varrezat e Dëshmorëve” në lagjen Velania në Prishtinë, pak metra larg nga varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova. Por nëse Rugova dhe Demaçi do të prehen pranë njëri tjetrit, sa ishin gjallë patën përplasje të mëdha. Kjo shkaktoi edhe bojkotin e zyrtarëve të LDK-së nga ceremonitë shtetërore të mbajtura në Prishtinë këtë të dielë.

Analistët kanë kritikuar mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në ceremoninë komemorative dhe ceremoninë e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi.

Analisti Dastid Pallaska ka shkruar në Facebook se Adem Demaçi sot meriton vetëm nderim. Ndërsa, mos-pjesëmarrja e LDK-së në varrimin e tij është gabim po aq sa ishte gabim edhe refuzimi i Gardës së TMK-së për të marrë pjesë në varrimin e Ibrahim Rugovës.

Kurse, analisti tjetër, Imer Mushkolaj ka shkruar se Adem Demaçi sfidoi një shtet si Jugosllavia dhe për Kosovën, për idealet e tij kaloi 28 vjet në burg.

“Sot gjenden të atillë që Demaçin e quajnë monstrum, vetëm pse ai ua paska kritiku kryetarin. Kryetarin që lidhje me idealizmin nuk kishte”, ka shkruar ai.

ma.me

Next Post
Shqiptari kapet në kufi me dokumente italiane të falsifikuara

PUKE/ Arrestohet Lek Ndou, qëlloi furgonin me armë pas sherrit për pasagjerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com