Thomas Strakosha pritet ta vazhdoj kontratën me Lazion
Portieri shqiptar, Thomas Strakosha po kalon momente të mira në karrierë. Ai këtë sezon ka luajtur 9 ndeshje me ekipin romak, derisa ka treguar se është i denjë për të luajtur në Serie A.
Për këtë, drejtuesit e Lazios pritet t’ia vazhdojnë kontratën portierit U-21 të Shoqërisë deri në vitin 2021, shkruan Caliomercato, përcjell Express.
Strakosha, i cili ka kontratë deri në vitin 2019, është transferuar në Lazio në vitin 2012 nga ekipi grek Panionios U20. /Express/