Etrit Berisha do të largohet përfundimisht nga Lazio, transmeton KTV.
Sipas Corriere dello Sport, klubi italian pritet të përfitojë rreth 5 milionë euro nga shitja e portierit shqiptar.
Berisha aktualisht është i huazuar te Atalanta, deri në fund të edicionit.
Portieri prishtinas po kalon në formë të mirë tek Atalanta, duke bindur drejtuesit e klubit të kërkojnë të blejnë kartonin e lojtarit. (b.an)