• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lazarati nën rrethim, nisin kontrollet në banesa, të ndaluar 14 persona

by
25/06/2015 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gurpi hetimor i policisë i kryesuar nga Prokurori i Krimeve të Rënda Adnan Zholi të mbështetur nga grupet RENEA po kontrollojnë vendin ku u goditen forcat e policisë dhe vendin nga u goditën forcat e policise . Janë evidentuar rreth 10 vatra zjarri ku janë sekuestruar mbi 100 gëzhoja kallashnikovi dhe mitrolozi, një granate , një thikë.

Fshati Lazarat aktualisht vijon të jetë i rrethuar nga rreth 400 forca speciale të pajisura me armatim të rëndë dhe që qarkullojnë me autoblinda.

Mësohet gjithashtu se është vetëdorëzuar në policinë e Fierit Sebastian Shurdhi, një person i shpallur në kërkim, i cili është dërguar në policinë e Gjirokastrës ku po merret në pyetje.

Gjatë këtyre orëve, janë ndaluar 14 shtetas:

1. Zhaklin Dërxho
2. Albon Meçi
3. Rustem Mahmutaj
4. Fatmir Gërveshi
5. Jeton Kalemi
6. Xhuljan Malo
7. Xhemil Gjolleshi
8. Gurim Skënderi
9. Denis Mahmutaj
10. Xhuljano Nuri
11. Sinan Rabaj
12. Sevo Shurdhi
13. Gerald Bime
14. Eligent Basha

Aktualisht janë ende në kërkim edhe 9 persona të tjerë Arbion, Alban e Endush Aliko,Bervin Basho, Edmond Boci, Xhemal Gjini, Albi Mahmuti, Sevo Shurdhi dhe Ani Hiri.

Njoftimi i plotë i policisë

Policia e Shtetit vijon operacionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për sulmin me armë të një ditë më parë, ku mbeti i vrarë efektivi i forcave RENEA Ibrahim Basha dhe u plagosën dy efektivë të tjerë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat speciale RENEA dhe FNSH kanë rinisur kontrollet në fshatin Lazarat dhe në banesat e personave të shpallur në kërkim.

Ndërkohë grupi hetimor po kqyr vendin ku u sulmuan me armë forcat e Policisë. Të dhënat paraprake evidentojnë të paktën 10 vatra zjarri, ku u sekuestruan rreth 100 gëzhoja kallashnikovi dhe mitralozi, një granatë dhe një thikë.

Policia e Shtetit përsërit edhe njëherë thirrjen drejtuar personave të shpallur në kërkim, të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse. Operacioni do të vijojë deri në kapjen e personit të fundit në kërkim dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit.

Next Post

Një shtet i ri ballkanik po krijohet në Serbi dhe Mal të Zi, ja qytetet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun

March 15, 2026
Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In