Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga sot 5 persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për kultivimin e lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta”, janë arrestuar Avdul Avduli, Teno Buci, Sigurim Mahmutaj, Ylli Gerveshi dhe Zaim Basha.
Sipas policisë, 5 të arrestuarit ishin shpallur në kërkim që nga Qershori i vitit 2014, pas operacionit masiv anti-kanabis.









