Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka kritikuar përpjekjet për, siç ka thënë, politizimin e akiviteteve të agjencisë për kulturë të OKB-së, UNESCO. Ai ka folur për gazetarët, përpara se t’i adresohej Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris.
“Është e rëndësishme të shmangim politizimin e aktiviteteve të UNESCO-s që po shohim përmes përpjekjeve për të pranuar Kosovën në radhët e kësaj organizate”, ka thënë Lavrov, transmeton rel. Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka votuar muajin e kaluar për të rekomanduar Kosovën si shtet anëtar, pavarësisht kundërshtimeve të ashpra nga Serbia.
Oferta e Kosovës për anëtarësim do t’i nënshtrohet votimit final në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s më 9 nëntor.