“Rusia ka arrestuar dhe vrarë Lavdrim Muhaxherin”. Ishte ky lajmi i fundit që u dha nga mediat ruse dhe serbe ditë më parë, e që transmetua edhe nga portalet në Kosovë. Por, edhe ky lajm duket të jetë i rremë, pasi xhihadisti më i kërkuar shqiptar është parë i gjallë në një kronikë të Euronews.
Në lajmet kryesore të Euronews sot është parë në mesin e luftëtarëve të Shtetit Islamik (ISIS) edhe Lavdrim Muhaxheri, në raportin e titulluar “Rouhani nga Irani u kërkon vendeve myslimane të bashkohen (“Iran’s Rouhani urges Muslim countries to unite”) transmeton “Presheva jone”.
Ndonëse nuk bëhet e ditur se kur mund të jenë flimuar pamjet, aty shihet kosovari i shpallur tash e disa herë i plagosur dhe i vrarë në frontet e luftës së ISIS-it. Së fundmi ai u shpall edhe i arrestuar e i vrarë nga shërbimet sekrete ruse.