• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lavdinë e marrin të tjerët”, Rama: Hetimin për UBT-në e nisi SHISH dhe Policia e Shtetit

by A R
26/02/2025 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi para grupit parlamentar të PS-së se hetimin për Universitetin Bujqësor e ka nisur Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Policia e Shtetit. Madje sipas tij, ata janë pas shumë hetimeve, pavarësisht se lavdinë e marrin institucione të tjera.

Rama tha se inkurajon çdo hetim, por paraburgimet me “të rënë të lapsit” dhe “noterizimet në Gjykatën Speciale” nuk i pranon më. Kreu i qeverisë u shpreh se ky film është parë në kohën e komunizmit dhe kjo është arsyeja pse demokracitë kanë ndërtuar këtë sistem balancimi.

“E dini kush e ka nisur hetimin në UBT? E kanë nisur Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit. Dhe e them këtë për dy arsye. E para se nuk degë dhe gjethe afër meje që nëse i ka hyrë miza unë të shmang krasitjen. Përkundrazi edhe një nga arsyet pse e kam dashur kaq shumë SPAK dhe drejtësinë e re është që të ndihmojë në krasitjen e kësaj peme këtu me instrumentet e drejtësisë.

Fakti që SHIK dhe Policia e Shtetit kanë nisur atje një hetim që pastaj ka kaluar te SPAK flet qoftë për vullnetin për të mos lënë asgjë të bjerë në tokë për sa kohë ka indicie që ka probleme, flet qoftë për faktin që jo vetëm unë nuk i kontrolloj institucionet siç kujtojnë ata që as nuk e dinë fare çfarë është të bësh këtë detyrë apo ata që kur e kanë bërë këtë detyrë kanë bërë vetëm kontroll institucionesh, por përkundrazi dhe Policia e Shtetit bashkë me Shërbimin janë pas shumë operacioneve që lavdinë e marrin të tjerë, por kjo nuk ka asnjë problem. E solla këtë shembull këtu për të thënë që s’kam asgjë kundër hetimit, por inkurajoj deri në fund të dalin deri në fund ata që kanë prekur qoftë dhe 1 euro të buxhetit të shtetit, por ama këto paraburgimet me një të rënë të lapsit dhe këto noterizimet në Gjykatën Speciale me filozofinë që çfarë çojmë ne atje ata vetëm e firmosin se ne jemi Amerika, këtë nuk e pranoj më dhe s’kam për ta pranuar më. Jam i bindur që shqiptarët e ndershëm dhe shqiptarët që nuk janë të verbër mendojnë kështu. E kemi parë këtë film në kohë të tjera. Prandaj demokracitë e kanë ndërtuar këtë sistem balancimi”, tha Rama.

Next Post
“3 vite larg sovranitetit të plotë energjetik”, Rama: Shqipëria ka 10% të prodhimit të saj nga dielli

“O do pranosh këtë, ose do ta hash”, Rama: SPAK ka intimiduar një nënë me dy fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse, u sulmua me thikë nga i dashuri/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare aktorja e “The Lion King”

Tronditëse, u sulmua me thikë nga i dashuri/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare aktorja e “The Lion King”

December 26, 2025
“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën

“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën

December 26, 2025
Bisedimet mbi planin e paqes, konfirmohet takimi Trump-Zelensky në SHBA! Ja kur do të mbahet

Bisedimet mbi planin e paqes, konfirmohet takimi Trump-Zelensky në SHBA! Ja kur do të mbahet

December 26, 2025
Gjykata lë në burg 21 persona, u arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë! Lirohet vetëm njëri

Gjykata lë në burg 21 persona, u arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë! Lirohet vetëm njëri

December 26, 2025
EMRI/ E rëndë në Kavajë, plagoset me thikë pronari i një marketi. Dyshohet se autori..

Plagosi pronarin e marketit, arrestohet 42-vjeçari në Kavajë/ I sekuestrohet një thikë e një sëpatë

December 26, 2025
Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, këmbehet nën 97 lekë

Euro “prek” minimum historik përgjatë festave të fundvitit

December 26, 2025
Shqipëria “pushtohet” nga acari i fundvitit, ja sa do jenë temperaturat për Vitin e Ri

Shqipëria “pushtohet” nga acari i fundvitit, ja sa do jenë temperaturat për Vitin e Ri

December 26, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Berisha po humb terren ndaj Salianjit, “Foltore’ nëpër katunde

December 26, 2025
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

“Të jemi në linjë me BE dhe SHBA”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për një ligj serioz për shqyrtimin e investimeve të huaja!

December 26, 2025
I lindur në Ukrainë, ndahet nga jeta ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes

I lindur në Ukrainë, ndahet nga jeta ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com