• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lavdi gëzimit absurd të Eurovizionit!

by Java News
16/05/2018 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga James Ball, CNN/

Të shtunën e kaluar, artistë nga 26 vende të Europës e mijëra adhurues u mblodhën në Lisbonë për finalen e Eurovizionit 2018, një konkurs ndërkombëtar kënge që për shkak të formatit, mënyrës së votimit dhe politikave të çuditshme, bëhet i pakuptueshëm për këdo që s’është nga vendet pjesëmarrëse.

Ky konkurs është në fakt i vetmi që i sjell të gjitha vendet e Europës bashkë në diçka. Përfshin të gjitha kombet e Europës, që nga perëndimorët e BE-së e deri te vendet e Ballkanit, Rusinë. Madje, kohët e fundit, pa ndonjë arsye të kuptueshme, është pranuar edhe Australia.

Formati është me faza: 37 vendet konkurrojnë në dy gjysmëfinale për të zënë një nga 20 vendet e finales së madhe. Gjashtë vende të tjera futen vetëm sepse mbulojnë shumicën e pagesës për shfaqjen.

Çdo vend zgjedh nga një artist. Disa nëpërmjet votave të publikut, disa pas dyerve të mbyllura. Do të konkurrojnë me një këngë që zgjat jo më shumë se tre minuta. Në fund zgjidhet një fitues.

Por sistemi i votimit e bën Eurovizionin atë që është. Përveç natës kur bëhen seleksionimet, Eurovizioni është ndoshta e vetmja natë kur me miliona shikues do të rrinë me orë para ekranit për të parë një listë me shifra që zakonisht jepen nga prezantues të veshur bukur, e që kanë detyrë vetëm të thonë, për shembull, “Përshëndetje nga Riga”, dhe pastaj lexojnë listën me pikët.

Çdo vend ka dy lista vlerësimi. Njëra listë ka vlerësimin e një jurie ekspertësh, tjetra nga votat që publiku jep nëpërmjet mesazheve telefonike nga secili vend pjesëmarrës.

Sistemi ka marrë famë të keqe për faktin që votuesit i bëjnë ndere vendeve fqinje dhe aleate. Për shembull, Kroacia, do të votojë si më të bukurën çdo këngë që vjen nga Bosnje Hercegovina.

Sistemi i votimit bën që ndjekësit të fiksohen me numerologji, të bëjnë analiza statistikore që tregojnë se sa shumë ndikohet vota nga politika. Buzzfeed News i ka bërë një analizë votimeve të Eurovizionit për 18 vitet e fundit (pjesërisht e drejtuar nga unë), dhe si përfundim gjeti se tre vende kanë më shumë gjasa të ndihmojnë njëri-tjetrin me pikë, duke ndjekur politikat rajonale në Europë.

Dy grupe janë shumë të përqendruara: njëri grup përbëhet nga kombet që ishin pjesë e ish Jugosllavisë; një grup tjetër përbëhet nga ish shtetet sovjetike dhe nga disa kombe nga juglindja e Europës. Vendet e Europës së Veriut dhe të Perëndimit përbëjnë grupimin më të madh, por ky grup është më i shpërndarë, pasi ka më shumë vende brenda.

Rezultati është që fituesi i konkursit nuk varet vetëm nga muzika, por edhe nga politika si dhe nga humori i momentit i kombeve Europiane… dhe i Australisë. Por edhe muzika ka rëndësi, siç thotë dhe adhuruesi ndoshta më i fiksuar në botë i Eurovizion-it, Kit Lovelace, nga Popbitch.

Analiza e detajuar që ofron, sugjeron se këngët duhet të jenë në minor, jo maxhor; duhet të mos jenë 128 “beats” për minutë, por 85 “beats” për minutë. Duhet të përmendin natën, motin e keq ose të kenë përmbajtje fetare në tekst, si dhe të mos përmendin diellin, lotët apo shpirtrat. Mundësisht, vajzat duhet të këndojnë dhe të kërcejnë njëkohësisht në skenë.

Konkursi është i padrejtë dhe qesharak. Vende me një popullsi prej 33,000 banorësh sikur mëshirohen para atyre me 70 milionë banorë. Disa vende sjellin artistët më të mirë që kanë, disa e trajtojnë konkursin si të parëndësishëm. Disa vendeve madje u jepet mundësia të mos konkurrojnë fare por të kalojnë drejt e në finale. Cilësia e këngës është vetëm një pjesë e vogël e asaj që duhet për fituar.

Dhe kjo është e bukura e këtij konkursi. Kombet që marrin pjesë në Eurovizion janë të polarizuar, të përçarë, jo vetëm brenda vetes por edhe kundër njërit-tjetrit. Ky konkurs absurd dhe i ndërlikuar, me shumë prej vendeve pjesëmarrëse që nuk kanë histori të mirë për trajtimin e grupeve LGBT, është si një shkarkim qesharak për të cilin Europa ka shumë nevojë.

Vazhdoftë sa më gjatë!(tch)/ma.me

Next Post
Katër shqiptarë përdhunojnë gjithë natën 27-vjeçaren

TIRANE/ Nusja dhunon vjehrrin, policia i jep 84 vjeçarit urdhër mbrojtje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In