• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lavde hetimit ligjor, mbështetje pa ekuivoke SPAK-ut

by Preç Zogaj
12/07/2023 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Kërkesa e SPAK drejtuar parlamentit për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj, ish ministër në tri qeveritë e Edi Ramës, po komentohet në mënyra të ndryshme, sipas interesave dhe pozicioneve respektive, nga politikanët dhe mediumet pranë tyre. Qytetarëve mund t’u ketë vrarë veshët një lloj sintonie në deklaratat majtas e djathtas që e shohin veprimin e SPAK si të motivuar, të kalkuluar apo të urdhëruar politikisht për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e tjera në vend (!?), për të bërë një kokë turku, për të zbardhur dikë më lart duke nxirë tjetrin më poshtë, e plot mbroçkulla të tjera të kësaj natyre.

E përbashkëta e këtyre qëndrimeve është përpjekja e ethshme e malavitës plurale në Kuvend e jashtë tij për ta relativizuar në maksimum aktin kundër një peshku të madh tashmë, që përbën një stad të ri me të avancuar të pavarësisë dhe integritetit të SPAK. Njëherësh me këtë përpjekje, edhe mbajtja e ligjërimit për drejtësinë e re në qerthullin e vjetër sikur ajo është e dështuar, e kapur, e komanduar, e kurdisur politikisht, e tjerë e tjerë – një refren që e dëgjojmë prej kohësh dhe që ka patur e ka për qëllim dekurajimin e prokurorëve të SPAK-ut dhe mbjelljen e pesimizmit në publik sikur as amerikanët nuk po ia dalin.

Në fakt, sikurse e kemi argumentuar edhe më parë në shkrimet për këtë temë, kapja e drejtësisë në vendin tonë nuk ka qenë dhe nuk është ajo që kërkon të shesë rëndom opozita problematike sikur kryeministri dhe qeveria në fuqi e kapin për tua ndërsyer drejtuesve të opozitës. Kapja e drejtësisë tek ne ka patur kuptimin e mosfunkionimit të saj në sferat e larta, ku ligji pushonte se sunduari dhe ku prokuroret e gjyqtarët ndaloheshin të shkelnin. E gjithë kjo në bazë të një pakti të pashkruar mes kastës politike solidare e plurale në pushtet dhe në opozitë, sipas të cilit kryeministri i radhës garanton paprekshmërinë e ish zyrtarëve të lartë para tij dhe kështu pambarim në spiralen a pandëshkueshmërisë së përjetshme për çdo hajdut e të korruptuar në qeverisje.

Këtë gangenë shkatërruese për demokracinë vuri në shënjestër reforma në drejtësi me bashkautorësi amerikane dhe europiane. Këtu jemi tani pas një të përpjete të gjatë, me shumë kthesa dhe pengesa: SPAK po godet në sferat e larta. Po godet zyrtarë të lartë e shumë të lartë të partisë në pushtet, po heton ish zyrtarë të lartë dhe afera të dyshuara të qeverive të mëparshme. Do të thotë se drejtësia po çlirohet nga kapja e vjetër dhe po vepron si një korporatë atonome e mbyllur ndaj ndikimeve politike, duke patur si busull detyrën dhe ligjin. E bukura në gjithë tollovinë e ngritur për çështjen “Ahmetaj” është se SPAK, me sa kuptohet, është i vendosur të ecë përpara pa dëgjuar as majtas, as djathtas sirenat e vjetra të politikës. Pa u kompleksuar, pa u trembur.

Ky është një lajm shumë i mirë për shoqërinë dhe për vendin. Nuk është fjala për të besuar e emfatizuar çdo akuzë dhe as për të përvijuar, larg qoftë, një republikë të prokurorëve. Fjala e fundit për çdo akuzë i përket gjyqësorit. Prezumim i pafajësisë së çdo të pandehuri deri në një vendim të formës së prerë është i garantuar. Të drejtat e të pandehurit gjithashtu. Fjala është për të vendosur rendin e transparencës ligjore për akuzat ndaj zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë. Duke i zbardhur e gjykuar ato konform ligjit në institucionet e drejtësisë dhe jo duke ua lënë pa përgjigje shamatorëve publikë që vetëm e helmojnë shoqërinë, siç thotë Makiaveli. Institucionalizimi dhe normalizmi i hetimit për çdo politikan a ish politikan mbi të cilin rendojnë akuza të ndryshme ndan të vërtetën nga shpifjet e gënjeshtrat dhe shënon kalimin e Rubikonit nga SPAK në raport me misionin për të cilin është ngritur e funksionon.

Kjo po ndodh. Është një betejë që kërkon kurajo dhe profesionalizëm të lartë. Nuk është njëlloj si të akuzosh nga foltoret e politikës, kolonat e gazetës apo studiot e televizioneve. Në sallën e gjykatës është krejt ndryshe. Kushdo e kupton këtë. Ndaj them se është koha për t’i adresuar lavdërime dhe mbështetje të qartë SPAK-ut si institucioni kyç i drejtësisë së re. Shpërthimi i pandëshkueshmërisë po vjen pikësëpari prej tij.

Next Post
Burg përjetë për shqiptarin që vrau arkitektin italian, e veja: Nuk do ketë kurrë drejtësi, im bir nuk ka më një baba!

Burg përjetë për shqiptarin që vrau arkitektin italian, e veja: Nuk do ketë kurrë drejtësi, im bir nuk ka më një baba!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In