• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lautaro nderon Interin, Napoli dorëzohet në fund

by A R
26/12/2018 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inter është kthyer te fitorja në kampionat pas barazimit zhgënjyes të marrë në fundjavë kundër Chievo-s. Skuadra e Luciano Spalletti-t ka mundur 1-0 Napoli-n në shtëpi. Ekipi i Ancelotti-t, që mban vendin e dytë në kampionat, nuk ka arritur të përiftojë nga ndalesë e Juventus (2-2 në fushën e Atalanta-s), ndërsa zikaltrit kanë shkuar 5 pikë larg “axurrëve” në renditje.

Ndeshja e luajtur në “San Siro” ka filluar me një tentativë të Icardi-t që në sekondën e parë. Sulmuesi zikaltër është munduar të befasojë Napolin me një goditje nga mesi i fushës pas vërshëllimës së arbitrit për fillimin e takimit, por portieri Meret ka qenë i vëmendshëm.

Vendasit kanë shkuar afër golit shtatë minuta më pas me një goditje të bukur të Politano-s, por që ka përfunduar pak sipër traversës. Kundërpërgjigja e Napoli-t ka ardhur në minutën e 16-të me Lorenzo Insigne. Goditja e tij nga jashtë zone është ndalur nga një pritje e bukur e Samir Handanovic.

Në minutën e 30-të Marcelo Brozovic është ndëshkuar me karton të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të zikaltërve për shkak skualifikimi. Dy minuta më vonë ka ardhur goli i zikaltërve, i anulluar për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 67-të ka ardhur një tjetër pritje shpëtimtare nga Handanovic, i cili i ka mohuar golin sulmuesit të Napoli-t, Jose Callejon.

Miqtë kanë marrë një goditje nëntë minuta para fundit pas dy kartonëve të verdhë të marrë në harkun e një minute. Në të 80-ën është ndëshkuar për një faull taktik ndaj Politano-s dhe në të 81-ën sepse ka duartrokitur vendimin e arbitrit Mazzoleni, për të cilin presidenti i Napoli-t ishte ankuar një ditë para ndeshjes.

Minutat e fundit kanë qenë të ndezura, me Inter që ka kërkuar një penallti pas një ndërhyrje të parregullt në zonën e rreptësisë ndaj Balde, para se Asamoah të shpëtonte rezultatin duke larguar goditjen e Zielinski-t nga vija fatale.

Kur mendohej se të dy ekipet do të merrnin nga një pikë, Lautaro Martinez, i aktivizuar në minutën e 83-të në vend të Joao Mario-s, ka shënuar golin që i ka dhuruar një fitore të rëndësishme milanezëve. Ky ka qenë dhe goli i parë i realizuar nga Inter në ndeshjet e luajtura kundër Napoli-t në kampionat në dy vitet e fundit.

Napoli e ka mbyllur ndeshjen me 9 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Insigne në minutën e 95-të.

/a.r

Next Post
Përrenjas/Shkrumbohet shtëpia, familja mbetet mes katër rrugëve

Shqiptarit i shkrumbohet banesa, ja dyshimet e policisë greke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

September 10, 2026
Nga sot Check-up kalon në shtet pa kufi të sipërm moshor/Rritja e numrit të përfituesve do të menaxhohet me të njëjtat stafe

Nga sot Check-up kalon në shtet pa kufi të sipërm moshor/Rritja e numrit të përfituesve do të menaxhohet me të njëjtat stafe

September 10, 2026
Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

September 10, 2026
BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

September 10, 2026
Studimi: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Studimi: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

September 10, 2026
Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

September 10, 2026
Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

Rekord! Emigrantët dërguan 621 mln euro në gjysmën e parë të vitit

September 10, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksidenti në Lushnjë, policia zbardh detaje të reja: Ja si paraqitet gjendja e të plagosurve

September 10, 2026
Vdekja e Mazonakis, dy mjekë të arrestuar! Në klinikë: Ikona fetare, shpatë dhe armaturë samurai

Vdekja e Mazonakis, dy mjekë të arrestuar! Në klinikë: Ikona fetare, shpatë dhe armaturë samurai

September 10, 2026
11 Shtatori, dita që ndryshoi botën! 25 vite nga sulmet që tronditën Amerikën

11 Shtatori, dita që ndryshoi botën! 25 vite nga sulmet që tronditën Amerikën

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com