Taulant Muka, ish-zëvendës ministri i Arsimit që qëndroi në këtë detyrë vetëm dy javë i është përgjigjur me një paralajmërim kryeministrit Edi Rama që gjatë lidhjes direkte sot për studentët e quajti ‘larvë politike’.
Muka që me sa duket gjendet në Zvicër ku edhe punon, thotë se do të nxjerrë disa të vërteta që t’i dijë rinia e shpresës.
“#nxirrdiplomen ju thashë, pse u nxehe kryeministër? Prisni edhe pak sa të mbaroj një takim mes shkencëtarësh, jo njerëzish pa diplomë, për të thënë disa të vërteta! Deri atëherë uroj të nxirrni diplomën, le ta dijë rinia e shpresës! Rinia sot është sovrani, unë atyre ju bindem!”, shkruan ai.
a.çupaj