• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Larja e duarve nuk mjafton! Këpucët dhe pazaret mund t’ju sjellin virusin në shtëpi

by Java News
14/04/2020 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekët kanë paralajmëruar se blerjet dhe këpucët mund të sjellin koronavirusin në shtëpi, duke këshilluar se vetëm larja e duarve nuk mjafton. Edhe nëse njerëzit lajnë duart e tyre ashtu si duhet, mjekët thanë se virusi vdekjeprurës mund të sillet nëpër shtëpi me mjete të tjera.

Javid Abdelmoneim, një doktor i A&E, dhe Lisa Cross, një mjeke e specializuar për viruset paralajmëruan që blerësit mund të sjellin virusin në shtëpi përmes sendeve të blera, pasi sipas tyre koronavirusi është i aftë të mbijetojë në këpucë dhe sende të tjera, shkruan Liverpoolecho.

Gjëja e parë që duhet të bëni, sipas mjekëve, është të hiqni këpucët sapo të hyni në shtëpi dhe të vishni gjithmonë të njëjtën palë kur dilni. “Kur hyni për herë të parë nga jashtë, hiqni këpucët menjëherë. Shumica e këpucëve kanë një thembër gome jo poroze, në të cilën virusi mund të mbijetojë për rreth tre dhe pesë ditë. Mbani këpucë në korridorin tuaj, ose në të njëjtin vend dhe përpiquni të përdorni vetëm një palë këpucë për të dalë jashtë,” thonë ata.

Mjekët gjithashtu këshilluan heqjen dhe larjen e rrobave menjëherë pasi të jeni kthyer nga jashtë – veçanërisht nëse keni përdorur transportin publik. “Besohet se koronavirusi mund të zgjasë deri në 24 orë në rroba. Nëse është dashur të përdorni transportin publik, ose të keni kontakte të ngushta me njerëzit, mendoni të ndryshoni menjëherë rrobat dhe t’i fusni ato në lavatriçe”, shtuan ata.

Ndërsa ata thonë se ushqimi i gatshëm i fast food-eve nuk ka të ngjarë të jetë një rrezik, sepse edhe nëse grimcat e virusit gjenden në ushqim, ato ndoshta nuk do të mbijetojnë në acidin tonë në stomak, por shtojnë se duhet të tregoheni të kujdesshëm me paketikimin e tij.

Koronavirusi mund të jetojë deri në 24 orë në karton dhe nga tre dhe pesë ditë në plastikë, kështu që Cross këshillon njerëzit të hedhin paketimin e jashtëm të ushqimeve që blejnë. Mjekët gjithashtu këshillojnë të lani me ujë e sapun paketimet që nuk mund të hiqen dhe të hidhen si qeset e orizit, makaronave, kanaçeve dhe kutive të ndryshme ushqimore etj. Cross shtoi se sapuni dhe uji janë veçanërisht të përshtatshëm për të vrarë koronavirusin në sende që bien në kontakt me ushqimet.

Mjeku rekomandon që të mbani dy peshqirë të veçantë në kuzhinë, një për tharjen e duarve dhe një për tharjen e enëve. /e.s/

Next Post
“Koronavirusi na luan fenë”/ Rama: Po përgatisim planin e hapjes, por restorantet dhe baret janë të fundit

"Koronavirusi na luan fenë”/ Rama: Po përgatisim planin e hapjes, por restorantet dhe baret janë të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

October 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Shqipëria mbylli kapitullin e katërt”- Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

October 9, 2026
Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

October 9, 2026
VIDEO/ Çmendet një person në Greqi, sulmon kryebashkiakun e Agrinjos në zyrë dhe kafshon punonjësin që tentoi ta ndalonte!

E rëndë në Greqi/ Ra nga skela teksa po punonte, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Selanik

October 9, 2026
FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

October 9, 2026
VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

October 9, 2026
Europa e të ardhmes, do ta çoj këtë me vete në Bruksel!

Europa e të ardhmes, do ta çoj këtë me vete në Bruksel!

October 9, 2026
Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

October 9, 2026
“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

October 9, 2026
E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com