• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Largohu Lul,  të paktën bëj një të mirë asaj partie

by Artur Ajazi
29/04/2021 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Partia Demokratike i ka humbur thellë edhe këto zgjedhje. Lulzim Basha dhe shpura e tij mbrojtëse, nuk mundën të ribashkonin demokratët, nuk mundën të ndezin në bazën e asaj partie frymën e mobilizimit dhe urrejtjes ndaj qeverisë Rama. Për pasojë, (dhe makinacioneve tradicionale të çdo fushate në atë parti) ajo mundi të sigurojë vetëm 59 mandate. Edhe ato të diskutueshme po të kemi parasysh, numrin e konsiderueshëm të fletëve të pavlefshme që u gjendën në kutitë e votimit. Lulzim Basha ka deklaruar (ashtu si  rivali i tij Meta) se do të largohej nga posti i kryetarit, në rast se humbiste zgjedhjet. F

jalët e tepëra, janë “fukarallëk” thotë populli. Edhe zvarritja që Salianji apo Mark Marku mundohet ti bëjnë procesit të dorëheqjes së kryetarit, mbetet një telendisje e madhe postzgjedhore, se sa një avokati e duhur në momentin e (pa)duhur. Largohu Lul, ik nga kryetar partie, (siç bëri Sali Berisha) sepse do ta ndjesh vehten jo vetëm burrë, por edhe më të fortë, më të respektuar, dhe më të vlerësuar. Nesër do të jetë shumë vonë, sepse do të ikësh me vendim strukturash. Në të kundërtën, gjithë ç’ka thuhet për ty, për 4 vilat, lidhjet me oligarkinë e korruptuar, dhe lidhjet e tjera janë një realitet i padiskutueshëm. Nuk mund të vazhdosh më Lul, të mbyllësh me lloz portën e SHQUP-it për zërat ndryshe. Nuk mund ti mbyllësh derën e partisë atyre që u premtove “hapjen e saj”, nuk mund të denigrosh zërat e shumtë kundër të bazës, kur në fushatë u premtove se “do të jem zëri juaj në çdo moment”.

Largohu Lul, dhe bëj një “nder” të fundit asaj partie, që e rrënove nga themelet, e diskreditove, e përdhose, e privatizove, e baltose, dhe përdore për të mbushur xhepat dhe listën e pasurive të shumta që vure sa ishe në opozitë. Larguhu Lul, dhe dëgjoje zërin e burrave të partisë, dhe mos dëgjo zërin e holluar të atyre që fute në listë, dhe që nesër do të jenë të parët që do të kthejnë kurrizin. Partia Demokratike, ndodhet sot në buzë greminës. Opozita e djeshme dhe ajo e sotme ndodhet në duart e një njeriu që komandohet si kukull me telekomandë nga Sali Berisha, që nuk është  në gjendje ta shpjerë drejt pushtetit. Nuk mund të qëndrosh më asnjë ditë kryetar partie Lul. Kuptoje dhe zgjohu nga gjumi. Je humbës, duhet të ikësh. Je ballkanas, por duhet të reagosh si hollandez. Bëhu “burrë”, dil nga vetja, dhe shiko përtej oborrit dhe vilave të fituara Lul. Politika nuk është pazar skuthash dhe skutash, por sfera ku farkëtohen idetë, programet, ku lindin alternativat dhe shanset për të fituar dhe humbur me dinjitet.

Duhej të kishe ikur Lul, qysh para 4 vitesh. Ke humbur 4 palë zgjedhje, nuk mund të hiqesh “viktimë e bandave të qeverisë”, kur gjithë dynjaja e konstatoi me zë dhe figurë, se zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ishin më të lirat dhe demokratiket që kemi patur. Orteku i zërave kundër në Partinë Demokratike sapo ka nisur, dhe në ditët në vazhdim ai do të bëhet gjigand. Nuk mund të ndeshesh me zemëratën e anëtarësisë Lul. Nuk mund të bëhesh më stalinist se Sali Berisha. Të paktën ndiq “gjurmën” e tij. Vepro si ai në 2013, dhe do ta ndjesh se ke rilindur……Nga 26 Prilli, askush nuk do të të bindet më Lul, dhe kjo nuk është e lehtë për ty. Dëgjo mikun që të do të mirën, dhe jo dallkaukët që mezi presin të ulen në Parlament për të nisur pazaret e lëna përgjysëm.

Next Post
Pas Kim edhe Soreca thirrje partive politike: Listat e kandidatëve përgjegjësi ligjore dhe morale e kryetarit

"Parlamenti i ri dhe qeveria do të zbatojnë reformat për anëtarësim", Soreca informon përfaqësues të PE për zgjedhjet në Shqipëri

Comments 1

  1. Luis Hasani says:
    5 years ago

    Ik o sharlatan

    Reply

Leave a Reply to Luis Hasani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In