• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Largohet nga Shqipëria/ Suada Sherifi: Po nis një jetë të re në Dubai

by Java News
07/03/2020 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Suada Sherifi është një ndër emrat më të njohur në “showbizz”-in shqiptar. Ish-misi gjithnjë ka folur hapur për jetën e saj private, duke rrëfyer historinë e dashurisë e më pas edhe mëmësinë.

Suada prej vitesh ka një marrëdhënie me Eldi Dizdarin, që aktualisht është në kërkim nga policia, si i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok.

Madje, në media ajo deklaroi se ishte martuar, por gjithçka e kishte mbajtur të fshehtë. Kujtojmë se ajo gjithnjë ka folur në media për të si një dashuri të madhe, por shumë rrallë ka zgjedhur ta bëjë publik imazhin e tij. Në rrjetet sociale, ajo tregonte për dhuratat e luksit që ai i bënte, për pushimet në vendet e mrekullueshme ku të dy shkonin, por rrallë e ekspozonte partnerin. Pas lindjes, modelja u angazhua edhe me biznes.

Menjëherë pas ardhjes në jetë të Deizit, Suada vendosi të investonte me ndihmën edhe të Erdit në pasionin e saj, bukurinë. Ajo hapi një qendër estetike ku shumë shpejt u shndërrua edhe në një destinacion për të bukurën. Por duket se jeta e Suadës ndryshoi totalisht kur bashkëshorti saj u shpall në kërkim, rreth një vit e gjysmë më parë. Që në ditët e para pas lajmit, ajo mbylli rrjetet sociale dhe në qendrën estetike u shfaq më rrallë, duke shmangur pyetjet dhe sytë e kureshtarëve.

Në fillim të këtij viti, qendra estetike u mbyll, duke falënderuar të gjithë klientët që e kishin përzgjedhur. Aktualisht bëhet me dije se Suada jeton në Dubai. Ndonëse ajo nuk ka një llogari të sajën në “Instagram”, faqet e tjera kanë zbuluar copëza nga jeta e re e ish-misit. Gjithnjë e rrethuar nga luksi, ajo është shpërngulur tashmë në shtetin e largët, ku duhet se herë pas herë takon edhe mikeshat e vjetra, si është kjo foto me Agnesa Vuthajn. Nuk dihet se për çfarë arsye brunia simpatike ke zgjedhur pikërisht Dubain për të kaluar një pjesë të jetës së saj. Nuk ka të dhëna nëse ajo vazhdon ende të jetë e martuar me Erdin, apo i kanë dhënë fund historisë disavjeçare. Nga ana tjetër, ajo nuk ka zgjedhur kurrë të flasë në media për këtë histori, duke preferuar ta largojë nga vetja vëmendjen e një ngjarjeje kaq të rëndë, ku mbeti i përfshirë bashkëshorti i saj.

Next Post
Koronavirusi sfidon botën perëndimore: Italia rekruton studentët, Trump hedh miliarda

Koronavirusi sfidon botën perëndimore: Italia rekruton studentët, Trump hedh miliarda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE / Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

LIVE / Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

February 16, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Sa zor dy fjalë për Xhelil Gjonin!

February 16, 2026
“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

Nisma ligjore e propozuar nga Rama, Berisha: Po asgjeson sistemin e drejtësisë

February 16, 2026
Si prokurori Lita sabotoi hetimin e Gjokës për pronën në Velipojë. Fyerja për kolegun: Të hajë një m**t ai!

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

February 16, 2026
RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

February 16, 2026
Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

February 16, 2026
Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

February 16, 2026
VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

February 16, 2026
Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

Atentati në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin e drejtorit në AMP për punësimin e Muçi Shaljanit

February 16, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Edi Rama, Belinda Balluku dhe SPAK

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In