• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Largohet nga Kamza 21-vjeçarja Leonora Dani, babai: Ish-gruaja tentoi të më vriste, shkaktare edhe në zhdukjen e vajzës

by Java News
08/11/2021 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Leonora Dani 21-vjeçarja nga fshati Tapizë e Krujës e cila rezulton e humbur prej tre vitesh, është një tjetër rast që denoncohet në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV nga babai Gazmir Dani.

E reja u nis drejt Kamzës, mëngjesin e 16 korrikut 2018, ku prej një viti punonte në një fasoneri, por nuk u kthye më. Ajo vendos të braktisë edhe djalin me të cilin ishte e fejuar prej 6 muajsh. Mesa dukej 21-vjeçarja e kishte planifikuar mirë largimin e saj pa kthim, ndërsa me vete kishte marrë edhe pasaportën, gjë e cila ngriti dyshimet se e reja mund të kishte kaluar kufirin. Ky fakt u zbulua një muaj më pas nga vetë Leonora, e cila pasi kontakton me hallën e saj, nëpërmjet rrjeteve sociale zbulon vendndodhjrn e saj në Itali. Babai ngre dyshimet se vajza kanë rënë pre e trafikimit dhe nga studio e emisionit kërkon të mësojë ku ndodhet e bija.

E përcolla dhe e pashë kur mori urbanin e Fushëkrujës. Kur erdhi ora 15:00 fillova të shqetësohesha, pasi ajo nuk po kthehej në të njëjtën orar që vinte gjithnjë. Diçka dyshova, por mendova se mund të kishte humbur autobusin. Kur u errësua aty i humba shpresat. E mora në telefon, por i dilte i fikur. Kisha me të një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo kërkoi vetë të punonte dhe e kisha dritën e syve.

Vajzën e kisha fejuar në moshën 18 vjeçe dhe ajo e mori me dëshirën e saj. 6 muaj pas fejesës ajo më zhduket. Kishin ca acarime të vogla, dhe kohët e fundit rrinte pak si e mërzitur. Por mua nuk më tha asgjë. I ka shkruar motrës sime dhe hallës së vet përmes internetit një muaj pasi u largua, se ndodhej në Itali, por i kërkon të mos i tregonte askujt për bisedën që po bënin bashkë. Vajza i kishte dërguar edhe disa foto të një djali me të cilin ishte larguar, përson të cilin ne nuk e njihnim. Motra ime i kërkon një adresë, ndërsa ajo nuk kishte pranuar duke i mbyllur bisedën.

Me largimin e vajzës, babai zbulon të tjera probleme që lanë gjurmë tek e bija, ndërsa zhdukjen e saj e lidh me disa rrethana, që ndikuan në jetën e saj.

Kishte pak kohë kur u nda nga i fejuari i parë. Kjo ishte fejesa e dytë që pati. Herën e parë u fejua me shkuesi në moshën 17-vjeçare. Djali jetonte në Itali dhe atje shkoi për të jetuar, por vajzës nuk i pëlqeu asgjë atje ku qëndroi për një muaj ku kishte tentuar edhe vetëvrasje. E linte vetëm në makinë dhe ai largohej, ndërsa vajza mëson se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ne dyshojmë se këto fejesa u prishën nga nëna e saj. Unë dyshoj se ajo ka kontaktuar me nënën e saj e cila i braktisi në Athinë.

Divorci i prindërve, pas tradhëtisë bashkëshortore të nënës Yllka Shabani ndikoi jo pak tek Leonora asokohe 10 vjeçe dhe tek vëllai i saj më i vogël. Arratisja e nënës me një shtetas grek, organizimi i një atentati ndaj ish-bashkëshortit, si dhe tentativa për t’i dhënë për birësim fëmijët shkaktuan jo pak trauma. Ndaj babai drejton gishtin tek ish-bashkëshortja, ajo e cila sipas tij është shkaktare në zhdukjen e vajzës.

Me veprimet që ajo bëri në Greqi e ka kaluar të qënurit një kriminele. Nëna është ngatërrestare e gjithë këtyre muhabeteve. Prova dhe fakte nuk kam, por ajo ka ndikuar për keq. Pas divorcit mr të, kujdestarinë e fëmijëve e mora unë. Ish-gruaja ime e kërcënonte në fillim vajzën në telefon. Ajo e deshi kujdestarinë e fëmijëve, por nuk kishte kushte për t’i mbajtur, pasi atë e përzunë edhe prindërit e saj. Ajo nuk pati kontakte kurrë me fëmijët. Fëmijët kanë pësuar një traumë nga nëna e tyre. Në vitin 2010 i mora në Greqi, ndërkohë që ish-gruaja kishte kërkuar divorcin, por unë mendova ta provoja sërish për hir të fëmijëve. Pasi nisi punë atje ajo më tradhtoi me pronarin grek.

Atë e kuptuan dhe fëmijët, ndërsa ajo kishte planifikuar një plan me këtë shtetas grek. Ndërsa organizon arratisjen nga shtëpia, duke mashtruar se unë e dhunoja dhe isha i alkoolizuar. Unë çdo veprim e bëra nga pikëpamja ligjore, ndërsa ajo provokonte sherr në familje, aq sa më detyroi ta qëlloja, ndërsa unë i kërkova të ikte nga shtëpia. Ajo iku me pronarin dhe mori me vete edhe fëmijët, ndërsa vajza që sot kam të humbur ishte 10 vjeçe asokohe. Madje shkoi edhe më keq kur ish-gruaja tentoi të më vriste, ndërsa kishte organizuar atentat ndaj meje. Ajo i mori fëmijët dhe i dorëzoi në një jetimore dhe në mënyrë private kërkoi t’i linte për birësim, në bashkëpunim me grekun, që unë të mos dija as vendndodhjen e tyre.

I dëshpëruar dhe pa asnjë informacion për të bijën Gazmir Dani i drejtohet me një mesazh prekës:

I bëj thirrje si baba i dashur që kam qenë me të, ajo e di shumë mirë sa kam vuajtur unë dhe ajo bashkë me mua të më japi një shenjë jete. Unë kam sërish të njëjtin numër, të ma kontaktojë. Të mos ketë asnjë lloj frike, unë jam jetën për të është vajza ime biologjike. Nëse lidhja e saj është serioze të vazhdojë jetën e saj. Të paktën të marr vesh ku jeton dhe me kë, unë e tërheq denoncimin që kam bërë në polici. Frika ime është se atë e kanë trafikuar./m.j

 

Next Post
“Veting për politikanët, SPAK të hetojë pasuritë”/ Basha: Do zhbëjmë ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut

Vettingu i politikanëve/ Basha flet për aleanca të fshehta e konspiracion: Shoh si shkelet syri ekraneve, asnjë s’na ndal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasjet në grupin e PD/ Kush janë deputetët që dolën kundër Sali Berishës?

Përplasjet në grupin e PD/ Kush janë deputetët që dolën kundër Sali Berishës?

February 2, 2026
Shisnin kokainë dhe kanabis në aksin Dimal-Kuçovë, arrestohet 40-vjeçari! Procedohet penalisht një tjetër

Shisnin kokainë dhe kanabis në aksin Dimal-Kuçovë, arrestohet 40-vjeçari! Procedohet penalisht një tjetër

February 2, 2026
Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

February 2, 2026
Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

February 2, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

February 2, 2026
Përplasje në grupin e PD/ Zbardhen debatet me dyer të mbyllura për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë’

Përplasje në grupin e PD/ Zbardhen debatet me dyer të mbyllura për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë’

February 2, 2026
Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

February 2, 2026
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Nga marrëdhëniet te financat, si do të jetë java e parë e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 2, 2026
“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

February 2, 2026
5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In