Jep dorëheqjen nga posti i kreut të Këshilltarëve të Djathtë në Bashkinë e Tiranë, Leonard Olli.
Në vendin e tij PD ka vendosur Kreshnik Çollakun, i cili njihet si një ndër ‘të besuarit’ e Bashës.
Në një prononcim për mediat, Olli ka deklaruar se është dorëhequr për arsye personale.
“Kam vendosur që të largohem për shkak të angazhimeve profesionale” tha ai.
Dorëheqja e kreut të këshilltarëve të Partisë Demokratike ka ardhur pak përpara mbledhjes së Këshillit Bashkiak.
Olli njihet si një ndër kritikët kryesorë të kreut të PD Lulzim Basha dhe është me grupin kundërshtues të kreut demokrat, të përfaqesuar nga Patozi dhe eksponente të tjerë të PD
javanews/a.ç










