• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

by A R
13/01/2026 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Joshua Cavallo, futbollisti i parë i cili ka deklaruar se është homoseksual, thotë se u përjashtua nga klubi i mëparshëm për shkak të “homofobisë së brendshme.”

Cavallo, i cili së fundmi iu bashkua ekipit Stamford AFC pas largimit nga Adelaide United në maj të vitit të shkuar, u kthye në sensacion lajmesh në vitin 2021 kur deklaroi orientimin e tij seksual, me mbështetjen e klubit australian.

Në një postim në rrjetet sociale, Cavallo tha se zyrtarët e Adelaide United më pas e kishin mënjanuar për të njëjtën arsye, edhe pse një zëdhënës i ekipit “e refuzoi kategorikisht.”

“Më është dashur pak kohë për të përpunuar sesi mori fund epoka ime tek Adelaide United, por mendoj se tifozët meritojnë ndershmëri. Largimi nga klubi nuk kishte lidhje me futbollin. Vendimet u morën nga njerëzit në pushtet që penguan mundësitë e mia, jo për shkak të talentit tim, por për shkak të kujt zgjodha të dashuroja. Nën drejtimin e ri, u bë e qartë që nuk lejohesha në fushë për shkak të politikës. Është e vështirë për t’u gëlltitur kur kuptova se vetë klubi im ishte homofob. Isha i zemëruar sepse njerëzit mendonin që po mënjanohesha për shkak të lëndimeve të mia, kur në të vërtetë, ishte homofobia e brendshme që më mbante në stol. U tregova profesionist, kokulur dhe punova fort çdo ditë për të cilat jam krenar. Megjithatë, pavarësisht sa prodhoja ose përmirësohesha, kontributet e mia injoroheshin vazhdimisht. Kjo solli shumë negativitet dhe cenoi mirëqenien time si futbollist profesionist.

Kjo ishte pikërisht frika që kisha për t’u deklaruar, duke parë paragjykimin që prekte karrierën time në kohë moderne. Për herë të parë, pyeta veten nëse duhet ta kisha mbajtur të fshehtë orientimin seksual. Kjo shpërfaqi frikërat që kisha për t’u deklaruar, se të isha vetja do të ndikonte në karrierën time. Ndihesha shumë i izoluar dhe mendoja nëse kisha gabuar që kisha ndarë historinë time. I ndieja gjërat të shkonin pas, jo vetëm në fushë, por në vendin e vetëm që mendoja se ishte i sigurt dhe pasi pashë një grup shokësh të ekipit që talleshin me një foto timen dhe të partnerit tim, vetëm shtli dhimbjen.

Ky fillim i ri në Mbretërinë e Bashkuar më ka ndihmuar të marr frymë sërish dhe shpresoj të dashurohem sërish me sportin që është gjithçka për mua. Pavarësisht mënyrës si mori fund në prapaskenë, refuzoj ta lë të shkatërrojë lidhjen time me këtë qytet. Adelaide është vendi ku gjeta flatrat e mia. Faleminderit tifozvëe dhe mbështetësve për pasionin dhe përkrahjen tuaj. Meritoni sinqeritet dhe sukses. Ka qenë fantastike të luaja para jush. Faleminderit.”

 

Cavallo ka thënë më parë se ka marrë kërcënime me vdekje thuajse çdo ditë pas vendimit për t’u deklaruar haptazi, por pendesa e tij e vetme është që s’e ka bërë më parë.

Edhe pse ka pasur lojtarë në liga më të vogla që janë deklaruar, Cavallo është i pari që e ka bërë duke qenë pjesë e një ekipi të rëndësishëm.

Next Post
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

"760 mijë euro vilë dhe lidhje me krimin". Kush është demokrati tjetër që po hetohet pas kallëzimit të Bardhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In