• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Largimi nga kabineti qeveritar, flet për herë të parë Ahmetaj: Nuk kam frikë nga SPAK, unë dhe PS jemi një!

by
03/10/2022 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në reagimin e parë për mediat pas largimit nga kabineti qeveritar, Arben Ahmetaj foli jashtë dyerve te parlamentit ekskluzivisht për Vizion Plus, duke u përgjigjur për çështje të rëndësishme, si akuzat e opozitës për përfshirje në aferën e Inceneratorëve apo edhe çështje te tjera politike qe lidhen me angazhimin e tij ne parti dhe qeveri.

Vendimin e kryesisë së Partisë Socialiste për t’i hequr së fundmi edhe drejtimin politik të qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj thotë se e priti me kënaqësi.

Madje largimin e radhës edhe nga detyra drejtuese brenda partisë, pasi në korrik u shkarkua nga zëvendëskryeministër dhe ministër shteti për rindërtimin, Arben Ahmetaj thotë se është proces i zakonshëm riorganizimi.

“Me shumë kënaqësi. Riorganizimi është normal, ndodh shpesh, ka ndodhur, do të ndodhi, nuk ka ndonjë gjë të re”- ka thënë ai.

I pyetur nga gazetarja Mema , nëse zhveshja e tij nga çdo funksion qeveritar dhe partiak nënkupton një distancim të mazhorancës qeverisëse, Arben Ahmetaj tha se ai dhe Partia Socialiste janë një.

“Unë dhe Partia Socialiste dhe të gjithë kolegët jemi një. Këto janë vetëm telenovela, por si duket nuk ka lajme, ka nga këto lajme kështu, që nuk e ngrehin dhe ndoshta ju kërkoni këto lajmet e vogla që ndoshta e ngrehin, shton Ahmetaj”- shton Ahmetaj.

Në intervistën për Vizion Plus, ish numri dy i qeverisë e përjashtoi mundësinë se mos mbajtja e asnjë detyre kryesore lidhet me aferën korruptive të inceneratorëve.

“Çfarë lidhje kam unë me inceneratorët. Ato janë vepra në ndërtim, çfarë kë ketë lidhje, më thuaj si e lidh ti?”- tha ai.

Gazetarja: Për aq kohë sa LSI dhe Partia Demokratike në akuzat e tyre ju kanë përmendur emrin tuaj.

“Emrin, kanë përmendur edhe tëndin, edhe të të gjithëve. Unë nuk dua t’ia di se kush e përmend emrin tim, nuk është se më emocionon ndonjë gjë. Është çështje që është në diskutim në institucionet përkatëse. Ju doni të bashkoni pika që nuk ekzistojnë.”- përfundoi Ahmetaj.

Ish ministër i Financave dhe Ekonomisë, më pas njeriut që iu besua Rindërtimi dhe numri dy i qeverisë, sot Arben Ahmetaj është një deputet i thjeshtë.

/e.d

Next Post
Kërcënimi nuklear/ Putin nxjerr “përbindëshin” bërthamor nënujor nga baza? NATO informon anëtarët për lëvizjet e fundit të Rusisë

Kërcënimi nuklear/ Putin nxjerr “përbindëshin” bërthamor nënujor nga baza? NATO informon anëtarët për lëvizjet e fundit të Rusisë

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Eshte e vetete se jeni nji,pra ti sh ahmetaj e deklaron se jeni nji me ps,te gjithe pa perjashtim jeni nji bande hajdutesh qe drejtoheni nga k/hajduti edvin krimineli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In