• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Largimi i mjekëve, Beqaj: Zgjidhje, rritja e pagës dhe shpërblimet

by Java News
27/02/2017 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, largimi i mjekëve nga Shqipëria është shqetësim real, ashtu sikurse ndodh me ikjen e “trurit” nga vendi edhe në fusha të tjera. Por për ministrin e Shëndetësisë, rezultatet e përmirësimit kanë filluar që me zhbllokimin e specializimeve që kishte frenuar 3 vite më parë të ardhmen e mjekëve, apo edhe përmirësimet në Kodin Penal që e dënonte mjekun me burg për çfarëdolloj gabimi.

“Përpjekjet dhe rezultatet e para tregojnë që përgjithësisht, sistemi shëndetësor si i plotë është në një pozicion më të favorshëm, i cili mesa duket ende nuk ka filluar të ndihet te mjekët vet, apo të perceptohet më mirë nga ata. Me gjithë kuotat e këtij viti, janë rreth 650 mjekë të rinj që po specializohen në specialitete të ndryshme”, tha ministri Beqaj.

Një nga arsyet e largimit të mjekëve janë edhe pagat e ulëta, por për ministrin e Shëndetësisë më 1 mars fillon rritja e pagës me 10%, e nga ana tjetër është dyfishuar shpërblimi i tyre.

“Edhe përpjekjet e qeverisë për të rritur shpërblimin financiar për mjekët, do të ndihmojë që puna e tyre të jetë e vlerësuar, por edhe jetesa e tyre të përmirësohet. Do të kemi dyfishim të shpërblimit të rojes, si dhe rritje 25% për vështirësi, për ata që punojnë në Urgjencë, në Reanimacion. Një mjek që do të shkojë të punojë larg, duke lënë Tiranën, në specialitet do të shpërblehet rreth 200 mijë lekë në muaj”, tha më tej Beqaj.

Gjatë këtyre 3 viteve, siç tha Beqaj, kanë investuar në infrastrukturë për të përmirësuar edhe kushtet e punës, pajisjen me aparatura, apo dhe përmirësimin e furnizimit me barna.

ma.me

Next Post
FOTO/ Ju kujtohet rrjeta e Bleonës? Ja çfarë kishte veshur këtë herë në natën e “Oskar”

FOTO/ Ju kujtohet rrjeta e Bleonës? Ja çfarë kishte veshur këtë herë në natën e "Oskar"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hong-Kong, hapet takimi i ministrave të Financave të APEC-ut, thirrje për të kontribuar në sigurinë globale!

Hong-Kong, hapet takimi i ministrave të Financave të APEC-ut, thirrje për të kontribuar në sigurinë globale!

October 21, 2026
Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

October 21, 2026
Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

October 21, 2026
“Dhuna në protesta është joproduktive!”- Historiani Bernd Fischer: Korrupsioni dhe pakënaqësia popullore janë probleme serioze!

“Dhuna në protesta është joproduktive!”- Historiani Bernd Fischer: Korrupsioni dhe pakënaqësia popullore janë probleme serioze!

October 21, 2026
Protesta e dhunshme, biznesi zbulon faturën e dëmeve nga sulmet, 80 subjekte të prekura!

Protesta e dhunshme, biznesi zbulon faturën e dëmeve nga sulmet, 80 subjekte të prekura!

October 21, 2026
Avokati i Popullit raport për ndalimet dhe shoqërimet e Policisë: Blloku i Sigurisë i mbipopulluar!

Avokati i Popullit raport për ndalimet dhe shoqërimet e Policisë: Blloku i Sigurisë i mbipopulluar!

October 21, 2026
Dyshohet se po planifikonte një krim, arrestohet 16-vjeçari në Varshavë, në banesë i gjendet një arsenal sendesh të rrezikshme

Dyshohet se po planifikonte një krim, arrestohet 16-vjeçari në Varshavë, në banesë i gjendet një arsenal sendesh të rrezikshme

October 21, 2026
Dyshohet se po planifikonte një sulm, ndalohet 16-vjeçari në Poloni

Dyshohet se po planifikonte një sulm, ndalohet 16-vjeçari në Poloni

October 21, 2026
Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burg për krime lufte në Kosovë!

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burg për krime lufte në Kosovë!

October 21, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In