• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Largimi i Trurit” nga Europa Qendrore dhe Lindore: Disa vende po eksperimentojnë me tatimin mbi të ardhurat

by Java News
08/09/2019 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Klevis Llaha

Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore po propozojnë incentiva të mëdha tatimore për të rinjtë,  në përpjekje për të ndaluar daljen e punëtorëve me aftësi, të cilët i drejtohen shteteve perëndimorë të Bashkimit Europian.   Fenomeni i quajtur “brain drain”,  apo largimi i trurit,  po bllokon perspektivat ekonomike për disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore, ndërkohë që të rinjtë zënë pjesën më të madhe në lirinë e lëvizjes të Bashkimit Europian,  që kërkojnë për vende pune me pagë më të mirë. Largimi i trurit apo punëtorëve të rinj me aftësi, ka bërë që Qeveria e Polonisë të heqë plotësisht tatimit mbi të ardhurat për rreth 2 milionë punëtorë të rinj.

Ligji i ri, që hyri në fuqi në fillim të muajit Gusht, projektohet të përmbaje fluksin dalës të polakëve të rinj si dhe  të sjellë rikthimin e tyre.   Ndërsa mbështeste ligjin në parlament, Kryeministri Mateusz Morawiecki tha se 1.7 milionë njerëz janë larguar nga Polonia në 15 vitet e fundit.  “Është si të jetë larguar i gjithë qyteti i Varshavës”, tha Kryeministri Morawiecki në Parlament, duke përshkruar rënien demografike si një nga sfidat kryesore për vendin, që sjell humbje të mëdha ekonomike.

Dyshime për këto masa

Për të ndaluar këtë fenomen,  qytetarët polak nën moshën e 26-vjeçëve, që fitojnë më pak se 22,200 dollarë në vit, do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat.   Paga mesatare arrin në rreth 15,500 dollarë, çka nënkupton se kufiri është relativisht i lartë për të rinjtë në Poloni.  Ndërkohë, Kroacia ka propozuar gjithashtu heqjen e taksës ndaj të ardhurave për personat deri në 25-vjeç, si dhe ta përgjysmojë për ata që bëjnë pjesë në grupmoshën 25-30 vjeç.

Këto propozime në Kroaci pritet të përfundojnë në muajt e ardhshëm dhe ligji i ri pritet të bëhet efektiv nga data 1 Janar 2020.   Megjithatë, shumë analistë kanë shprehur dyshime të forta mbi efektivitetin e këtyre masave lehtësuese tatimore, në parandalimin e largimit të punëtorëve të rinj.

Tkurrja e Fuqisë Punëtore

Sipas “The Economist Intelligence Unit”,  që është pjesë e grupit “The Economist”, problemi themelor është se ndërsa këto masa popullore kanë qëllim të mirë, ato dështojnë të trajtojnë rrënjën e problemi që sjell fenomenin “brain drain”.

Analistët e grupit thonë se lehtësimet tatimore për personat e rinj në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore  janë propozuar për të përmbysur tkurrjen e fuqisë punëtore, diçka që  me shumë mundësi do të kthehet në pengesat më të mëdha ekonomike në rajon.

Rënia e normës së lindjeve, rritja e numrit të personave që largohen nga vendi si dhe kundërshtimi i Qeverisë për të lejuar emigrantët që t’i bashkohen tregut të punës, kanë përkeqësuar koeficentin e varësisë në këto vende.  Situata nuk pritet të përmirësohet në të ardhmen.  Sipas analistëve,  kjo do të nisë të ndikojë në balancën fiskale dhe rritjen ekonomike, kështu që pariteti me perëndimin nuk është i mundur dhe s’ka për të ndodhur kurrë.

Largimi i trurit mund të mos lidhet me pagën

Sipas një raporti  të Komisionit Europian, të titulluar “Trajtimi i Largimit të Trurit: Dimensioni Lokal dhe Rajonal”,  në vitin 2017,  17 milionë njerëz në Bashkimin Europian janë zhvendosur në një shtet tjetër brenda unionit.    Raporti tregon se prej këtyre, 32% i përkisnin grupmoshës 15-34 vjeç.   Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar cilësohet se janë 2 destinacionet kryesore për punëtorët e rinj europianë.

Ndërkohë, shtetet kryesore të origjinës zbulohet se janë Rumania, Polonia, Italia dhe Portugalia.    Europianët me edukim të lartë që largohen,  tentojnë të pëlqejnë zonat urbane dhe veriore të Bashkimit Europian,  të tilla si Suedia, Irlanda, Estonia, Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar.   Sipas  Raportit, këto tentojnë gjithashtu t’i drejtohen vendeve që kanë norma shumë të larta të punësimit.   Sipas analistëve,  ky fenomen nuk është thjeshtë një “diferencial” i pagës.

Njerëzit e rinj mund të kërkojnë largimin nga vendi për një eksperiencë të re kulturore  ose për shkak se nuk e shohin ndonjë të ardhme në terma afat-gjatë në shtëpinë e tyre.   Zgjidhjet politike që po propozohen nuk trajtojnë medoemos çështjen e largimit të fuqisë punëtore.(scan)

Next Post
Video tronditëse/ Momentet e fundit të jetës të maratonistit fatkeq nga Lezha

Video tronditëse/ Momentet e fundit të jetës të maratonistit fatkeq nga Lezha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In