• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Largimi i SHBA, shefi i OBSH thotë se arsyet e dhëna nga Trump nuk janë të vërteta

by A R
25/01/2026 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të pavërteta i cilësoi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë arsyet që Uashingtoni ka dhënë për largimin e SHBA-së nga kjo organizatë. Në një postim në rrjetin social X, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se largimi i SHBA-së nga OBSH i bënte si ShBA-në ashtu edhe botën vende më pak të sigurta.

“Për fat të keq, arsyet e cituar për vendimin amerikan për largimin nga OBSH janë ë të pavërteta. OBSH gjithmonë është angazhuar me SHBA-në dhe të gjitha vendet anëtare duke respektuar plotësisht sovranitetin e tyre”, theksoi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

Në një deklaratë të përbashkët, sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio dhe ai i shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr. njoftuan të enjten e shkuar se Uashingtoni ishte larguar zyrtarisht nga OBSH, duke akuzuar agjencinë e OKB-së për dështime të shumta gjatë pandemisë së Covid 19 dhe veprime kundër interesit të SHBA-s.

Sipas dy zyrtarëve amerikanë, OBSH kishte njollosur reputacionin e SHBA-së dhe kishte rrezikuar pavarësinë e saj, ndërsa theksuan se mënyra se si agjencia kishte adresuar Covid 19 pengoi ndarjen në kohë të informacioneve vendimtare që mund të shpëtonin jetët amerikane.

Në një video që publikoi më pas rrjetin social x, Sekretari Amerikan i Shëndetësisë u shpreh se OBSH ishte përgjegjëse për amerikanët që kishin ndërruar jetë të vetëm nëpër azile si dhe bizneset e vegjël që ishin shkatërruar nga detyrimi për mbajtjen e maskave dhe vaksinuar.

Por OBSH paralajmëroi se deklaratat përmbanin informacione të pasakta.

“Përgjatë pandemisë, OBSH veproi shpejt dhe ndau të gjithë informacionin që kishte me shpejtësi me botën. Rekomanduam përdorimin e maskave, vaksinave dhe distancimin fizik po në n ë asnjë rast nuk kemi rekomanduar që mbajtja e maskave, vaksinimi apo mbyllja të ishin të detyrueshëm”, theksoi agjencia në reagimin e saj ndaj deklaratave të sekretarëve Rubio dhen Kennedy Jr.

Next Post
Rënie gurësh dhe mjegull e dendur, qarkullimi i vështirë në Skuraj-Burrel

Rënie gurësh dhe mjegull e dendur, qarkullimi i vështirë në Skuraj-Burrel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In