Pas ambasadës së SHBA, misioni i OSBE në Tiranë ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Armando Prengës.
Në një deklaratë për mediat, ashtu si SHBA, edhe OSBE bën thirrje që institucionet dhe qytetarët të jenë vigjilentë ndaj të inkriminuarave për të mos lejuar hyrjen e tyre në Kuvend e administratë.
“OSBE në Shqipëri i bashkohet nxitjes për qytetarët&institucionet e Shqipërisë të jenë vigjilentë që të parandalojnë kandidimin e kriminelëve”, thuhet në mesazhin e OSBE në ‘Twitter’.
Edhe SHBA më herët vinte theksin tek vigjilenca qytetare për të mos lejuar depërtimin e personave me precedentë penalë në postet publike.
/a.m.