• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

REFORMA/ Largimi i Naços dhe aleanca fluide PD-LSI

by
11/01/2016 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Zhvillimet e fundit sa i përket Reformës në Drejtësi, kanë bërë të ngrihen dy çështje: e para, mbi shkaqet se përse Nasip Naço u shtrëngua të japë dorëheqjen si ministër i Drejtësise i LSI-së, për t’u zëvendësuar nga Ylli Manjani i të njëjtës forcë politike dhe së dyti, kristalizimin e një aleance fluide mes PD dhe LSI në lidhje me këtë reformë.

Pas emërimit të Manjanit procesi i reformës nga një proces ekspertësh filloi të përvijohej si një proces politik. Ishin të shpeshta deklarat e tij që sistemi politik në Shqipëri nuk është një “sistem ekspertësh”, duke lënë të kuptohet qartazi se reforma do duhej më parë të kalonte në tryezën politike të partive parlamentare, ku të gjendej konsensusi mes palëve paraprakisht për këtë reformë. Duket se Naço ka qenë i idesë që procesi për Reformën në Drejtësi, të vijonte të ishte dhe të mbetej një proces ekspertësh, ku faktorët politike t’i mbanin duart larg. Por ky qëndrim duket se nuk është parë me sy të mirë nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili mori vendimin t’i kërkonte Naços të jepte dorëheqjen dhe në vend të tij të ulte Manjanin.

Ende pa “u tharë boja” në dekretin e Presidentit Nishani për emërimin e Manjanit si ministër, u dhanë dhe deklaratat e para të tij në lidhje me reformën. Deklarata të cilat synonin që procesi për reformën të futej në labirinthe politike. Ishin pikërisht këto qëndrime të cilat u kapën nga PD-ja, që filloi të ushtrojë gjithnjë e më shumë presion politik që procesi të rikthehej në një konsensus politik paraprakisht dhe më pas kornizat e këtij konsensusi t’u kaloheshin ekspertëve që të hartonin draftin për reformën në drejtësi.

Në një farë mënyre, ky ishte një hap pas, dhe bënte që procesi të riniste thuajse nga e para duke zhbërë punën e ekspertëve shqiptarë dhe ndërkombëtare.

Në vijim të kësaj llogjike edhe Presidenti Nishani nuk ngurroi të bënte deklarata se ishte i gatshëm të ofronte rolin e tij për të ulur palët në një tryezë politike për reformën në drejtësi. Në fakt palët politike  janë në komision të përfaqësuara ndaj tingëlloi e pakuptimtë kërkesa e Presidentit. Ajo më shumë u zbërthye se cila ishte taktika e PD-së për të anashkaluar procesin e reformës nga një proces ekspertësh në një proces të zvarritur politik. Por a u mjaftua me kaq? Duket se jo.

Aleancë fluide PD- LSI?

Ajo që vihet re kohët e fundit është një afrim i qëndrimeve të PD-së dhe LSI-së, ku emëruesi i përbashkët i thirrjeve të tyre është termi “gjetja e konsensusit”, gjë që më shumë tenton të zvarrisë procesin e reformës nga njëra anë dhe nga ana tjetër ruajtjen e influencës që këto dy forca politike kanë mbi sistemin e drejtësis. Çdo ditë kristalizohet gjithnjë e më shumë përpjekja e PD-së dhe LSI-së që të mos humbasin asnjë milimetër nga ndikimi i tyre në sistemin e drejtësisë.

Kjo do të bënte që reforma të ishte e sipërfaqshme dhe ndikimi politik të vijonte të ishte përcaktues në sistemin e drejtësis. Kjo aleancë “fluide” PD- LSI, pritet të ketë ndikimet e veta, pavarësisht se faktori ndërkombëtar, por sidomos SHBA dhe BE, po ushtrojnë presion maksimal që paketa e ekspertëve të mos bëhet objekt pazaresh politike.

Armando Meta       

Next Post

Autostrada Tr-Dr/ Përplaset një kamion me një veturë, në gjëndje të rëndë drejtuesi i BMW-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

November 14, 2026
Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

Sot Asambleja e PS-së, zbardhet letra e Veliajt për anëtarët: Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!

November 14, 2026
Trump pezullon sanksionet e reja kundër Rusisë të miratuara nga Kongresi

Pas ndërprerjes së fluturimeve në SHBA, Trump kërkon 30 miliardë dollarë për modernizimin e kontrollit ajror, ja çfarë pritet të ndryshojë

November 14, 2026
Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

November 14, 2026
Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

November 14, 2026
Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

November 14, 2026
SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

November 14, 2026
Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

November 14, 2026
A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In