• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Largimi i modelit Berisha dhe Meta nga politika, është patriotizëm

by Alba Malltezi
05/05/2021 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Është e natyrshme që disa bashkëatdhetarë të jenë të ngjashëm si me Ilir Metën, ashtu dhe me Sali Berishën në karakter, mendime dhe veprime. Nuk ka asgjë të keqe, natyra na ka bërë të ndryshëm. Por, një fakt është në sytë e të gjithëve, që të ngjashmit me këto individë për karakter dhe veprime, sa vijnë e zvogëlohen, dhe sic ndodh me seleksionimin e natyres, do të shkojnë drejt zhdukjes.

Partia Demokratike nuk e pati kurajon dhe forcën të largonte prej saj në këto zgjedhje  politikanin më të korruptuar, autoritar dhe agresiv që një vend i Lindjes ka parë ndonjëherë që nga rënia e komunizmit dhe socializmit. Temperamenti i tij prej të pangopuri pushteti duket edhe me vetëvendosjen në pozicion të rehatshëm në listat zgjedhore për të vazhduar të qëndrojë në politikë, për të mbushur Kuvendin me ligjërimet e tij ofenduese, blasfemike ndaj çdo ligji dhe shtetformimi.

Pakkush merret sot me Sali Berishën; gazetarë, analistë, politikanë, ambasadorë e shmangin, e anashkalojnë të flasin, të komentojnë, duke bërë një zgjedhje të mençur, sidomos, pasi të gjithë kanë provuar pak a shumë çfarë do të thotë të merresh me të. E sidomos, kur shohin përditë, se çfarë i ndodh kujt merret me të.

E trishtë dhe metamorfoza e politikanit Ilir Meta, i cili vërtetë mori gjithcka nga Shqipëria dhe pati mundësinë të shkëlqente dhe të linte një shenjë të politikës së mirë. Në asnjë rast tjetër, më shumë se me Ilir Metën, është e vërtetë shprehja e popullit për lopën që mbush kovën me qumësht e më pas i vë shkelmin. Vit pas viti, muaj pas muaji, ditë pas dite, jemi dëshmitarë të shohim prej Presidentit pikërisht këtë veprim.

E kishim kuptuar që me lënien e mandateve dhe qëllimin e tyre për t’i vënë flakën instotucioneve dhe gjithë vendit vetëm me dëshirën për të rimarrë pushtetin shpejt dhe kollaj në tavolinë. Disa shqiptarëve nuk iu durohet e nuk e gëlltisin dot të qëndrojnë në opozitë. Nëpër sheshe kishin në krah të rreshtuarit e partisë dhe të rreshtuarit për të marrë postin e premtuar në rast rotacioni. Këta të fundit, lehtësisht të dallueshëm për pasionin dhe ambicjen, ishin më agresivët dhe spektakolarët. Sidomos para kamerave. Dikush prej tyre, vazhdon edhe sot të thotë se, nëse nuk e marrin sërish pushtetin (vini re, jo nësë shqiptarët dëshirojnë apo jo që këta ta marrin pushtetin), do të bëjnë të njëjtat gjëra që bënë pasuesit e Trump në Capitol Hill. Pra evolucioni nga shtiza, te njeriu me brirë, është ajo që këta individë i ofrojnë Shqipërisë. I shohim sa privilegje ka të rreshtohesh, tani që iu hap kapaku të punësuarve të Albcontrollit.

Të gjitha sondazhet që po kryhen nga grupe të pavarura ndërkombëtare sondazhesh, tregojnë një tkurrje të jashtëzakonshme të LSI dhe një PD të pafuqishme edhe pas tetë vitesh opozitë. Edhe në koalicion, të bashkuar, forca e tyre nuk është sfiduese. E nëse Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha e Lulzim Basha, nuk bënë mrekullinë që prisnin që me lënien e mandateve, nga protestat, nga fake news me konteinerë mbetjesh të rrezikshme që sajuan me përkushtim, nga cilët shqiptarë e presin që t’u ndodhë mrekullia e ëndërruar me 25 prill?

Partia Demokratike edhe pse pati shancin, nuk pati kurajon të ndahet në këto zgjedhje nga politika e dhunës, shtetmanipulimit, e fisit dhe e jashtëligjit të Sali Berishës. Ndoshta pse brenda saj kanë mbetur të ngjashmit me Berishën dhe vetëm jashtë saj janë ata që duan vërtetë ndryshimin?

Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij përditë merren me rrëzimin e “kovave të qumshtit” të gjithë karrierës së tyre politike. Mund të kishin bërë më të mirën, por zgjodhën të kundërtën, duke treguar natyrën e tyre të papërmbajtur.

Nëse dy partitë kryesore të opozitës nuk patën kurajon të trasformoheshin, atëherë u takon shqiptarëve të bëjnë punën e tyre patriotike. Pas 25 prillit mund të shohim nëse shumë prej nesh janë të interesuar për punën, përmirësimin  apo për një evolucion që nga shtiza të na cojë në punë brirësh. Kur degët e thata krasiten, pema (në këtë rast Shqipëria), mund të shpërthejë e lulëzojë në një trup të shëndoshë që në vetvete përmban antitrupat e domosdoshëm edhe më të fortë (opozitën).

Next Post
Është e famshme në Serbi, këngëtarja pranon pa frikë origjinën e saj: Artisti i parë shqiptar që kam takuar

Është e famshme në Serbi, këngëtarja pranon pa frikë origjinën e saj: Artisti i parë shqiptar që kam takuar

Comments 1

  1. Fistim Koka says:
    5 years ago

    Edhe Bolino+Malltez edhe Babaramo ?
    Hipokrizi jezuite.
    Dyfytyresi nga Carlo.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In