• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Largimi i Markut, Bejko: Kritika e tij e drejtë, vendimi i gabuar. Basha duhet ta lexojë dorëheqjen dhe të reflektojë

by Java News
27/08/2021 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko të premten është shprehur se kritika e Mark Markut është e drejtë, por vendimi i tij për të dhënë dorëheqjen nga deputet i Kuvendit të Shqipërisë është i gabuar.

Në një shënim në rrjetin social Facebook, Bejko thekson se beteja të tilla duhen çuar deri në fund, pasi përpjekjet nga brenda mund të jenë më efikase për demokratizimin e PD-së, se sa kritikat nga jashtë, studiove e gazetave.

Ai thekson se dorëheqja e tij duhet lexuar qartë nga kryetari i PDSH dhe mbi këtë arsye, duhet reflektuar në të ardhmen nëse vërtet PD është e dëshiron me gjithë mend të jetë aty për të mbrojtur e përfaqësuar interesat e demokratëve dhe shumicës së shqiptarëve dhe jo thjesht të një elite të saj malinje, të korruptuar, të amortizuar dhe të konsumuar që prej 30 vjetësh.

Sipas tij, kush e do PD-në dhe ka respekt për demokratët e sakrificat e tyre, duhet që interesi i përgjithshëm të prevalojë mbi atë personal, ose e thënë ndryshe, interesi personal duhet të jetë në koherencë me interesat e përgjithshme të familjes politike.

Postimi i plotë i Bejkos:

Dorëheqja e Mark Markut duhet lexuar qartë nga Kryetari i PDSH dhe mbi këtë arsye, duhet reflektuar në të ardhmen nëse vërtet PD është e dëshiron me gjithë mend të jetë aty për të mbrojtur e përfaqësuar interesat e demokratëve dhe shumicës së shqiptarëve, dhe jo thjesht të një elite të saj malinje, të korruptuar, të amortizuar, të konsumuar që prej 30 vjetësh i ka hipur si çiban në qafë dhe po i pi gjakun atij trupi politik që është sendërtuar falë mundit e sakrificave të mijëra e mijëra demokratëve që nga 1990 e deri më sot, ku jo pak prej tyre e kanë paguar me jetë këtë angazhim.

Kush e do PD dhe ka respekt për demokratët e sakrificat e tyre, duhet që interesi i përgjithshëm të prevalojë mbi atë personal, ose e thënë ndryshe, interesi personal duhet të jetë në koherencë me interesat e përgjithshme të  familjes politike.

Kjo duhet të fillojë që nga Kryetari, ish Kryetari dhe të shkojë deri te anëtari më i thjeshtë, ndryshe PD do mbetet një parti e madhe ndoshta, por jo e mjaftueshme për të marrë pushtetin, pra do mbetet përjetësisht në opozitë. Kjo u ka ndodhur shumë partive të mëdha e tradicionale në Evropë, deri sa janë “fikur” fare. PD duhet shpëtuar!

Me Partinë Demokratike duhet bërë politikë, dhe jo biznes. Ajo duhet parë si një laborator idesh, meritokracie, programesh, aksionesh politike dhe jo si një punishte artizanale që prodhon para dhe të mira materiale.

Në fakt, profesor Mark Marku s’bëri gjë tjetër, veçse shprehu me zë dhe me akt, atë që shumë të tjerë nga nivelet e larta tek më të ultat në PD, e mërmërisin kafeneve, por nuk kanë guxim ta thonë me zë të lartë.

Jam dakord përgjithësisht me ato që tha, por jo me atë që bëri Marku, pra jo me dorëheqjen.

Beteja të tilla duhen çuar deri në fund. Unë vazhdoj të besoj se përpjekjet nga brenda mund të  jenë më efikase për demokratizimin e PD-së, se  sa kritikat nga jashtë, studiove e gazetave.

Dorëheqja në vetvete krijon një lloj sensibilizimi të lartë disaditor në opinionin publik, pastaj ngelet thjeshtë si një referencë e një akti fisnik në historinë politike në përgjithësi, ose harohet fare.

Në fakt, me sa kam parë, largimi i tij i ka gëzuar shumë malinjët brenda PD-së, se sa t’i ketë bërë  mendjet racionale të reflektojnë.

Gjithsesi, dorëheqja është një akt burrëror, që na krijon idenë se ky vend, ka shpresë që mund të bëhet një ditë, ashtu siç e dëshirojnë shumica e shqiptarëve.

/m.j

Next Post
Berisha armiqëson PD-në me Bashën, me ‘kauzën’ e luftës kundër ‘regjimit Rama-Luli’

Rama, ftesë Bashës: Dora e bashkëpunimit do jetë e shtrirë pa kushte për PD, kush kalon cakun etik në adresën e rivalëve tanë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In