• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Largimi i Maduros një përpjekje e gjatë

by Java News
09/03/2019 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Venezuelën u përpoq të kundërshtojë kritikat se përpjekjet për të detyruar presidentin venezuelian Nicolas Maduro nga pushteti kanë ngecur si dhe shqetësimet se sanksionet e vëna po dëmtojnë vetëm njerëzit e zakonshëm. Venezueljanët vazhdojnë të vuajnë nga mungesa kronike e ushqimit dhe e ilaçeve në një nga vendet më të pasura në botë me naftë. Korrespondenti i “Zërit të Amerikës” Brian Padden njofton.

Përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA-së për Venezuelën Elliot Abrams minimizoi çdo pritshmëri se presioni amerikan për të larguar nga pushteti udhëheqësin e Venezuelës Nicolas Maduro, do të ishte i shpejtë apo i lehtë.

“Kemi kuptuar se kjo është përpjekje e fortë, kohëzgjatjen e së cilës nuk mund ta parashikojmë. Askush nuk mund ta parashikojë. Regjimet gjithmonë ose shpesh, duken shumë të forta deri ditën kur bien“, tha ai.

54 vende kanë kërkuar largimin e Nicolas Maduro-s lidhur me akuza për manipulim të zgjedhjeve të vitit të kaluar, përdorim të milicisë për të shtypur dhunshëm grupimet opozitare si dhe për faktin se politikat socialiste kanë shkaktuar mungesa kronike ushqimore në një vend me rezervat më të mëdha në botë të naftës.

Këto vende njohin Juan Guaido, kreun e Asamblesë Kombëtare si presidentin e përkohshëm të Venezuelës.

Uashingtoni vendosi sanksione të ashpra që e ndalojnë Venezuelën të shesë naftë në vlerën e miliarda dollarëve në SHBA si dhe u hoqi të drejtën për pajisjen me viza mbi 100 zyrtarëve të lartë.

Qeveria Maduro nga ana tjetër bllokoi përpjekjet e opozitës dhe të SHBA-së për të dërguar autokolona me ndihma në vend, një që e shihte si minim të autoritetit të saj.

16 anëtarë të Kongresit amerikan përfshirë dhe ligjvënëset progresiste që e ka marrë këtë detyrë rishtazi si Alexandria Ocasio-Cortez dhe Ilhan Omar, nëpërmjet një letre bëjnë thirrje për t’i dhënë fund sanksioneve që sipas tyre “po ua bëjnë jetën edhe më keq venezueljanëve të zakonshëm”.

Senatori republikan Marco Rubio tha se sanksionet e kohëve të fundit nuk mund të fajësohen për keqadministrim ekonomik për një kohë të gjatë të vendit dhe korrupsionin e qeverisë Maduro.

“Askush nuk duhet të mendojë se ky është produkt i sanksioneve të vendosura në katër apo gjashtë javët e fundit. Ky është një mashtrim, një gënjeshtër. Kjo ka ndodhur me vite, për shkak se ata e kanë vjedhur Venezuelën“.

Shqetësim përbën gjithashtu fakti se situata tashmë e polarizuar në Venezuelë mund të destabilizohet edhe më tej nga sanksionet në fuqi dhe kërcënimi për ndërhyrje ushtarake, siç ndodhi me Sirinë kur Presidenti Bashar Assad kundërshtoi presionin ndërkombëtar për të dhënë dorëheqjen.

“Megjithatë besoj se është gjithashtu e mundur që të mbijetojë, po aq sa Siria e Asadit arriti të mbijetojë, duke u bërë edhe më shumë autoritare në vendosmërinë e saj për t’u kapur pas pushtetit“, thotë Cynthia Arnson e programit të Amerikës Latine, Wilson Center.

Administrata e Trump thotë se është e angazhuar që ta vazhdojë presionin ekonomik për aq kohë sa do të nevojitet, por duket se gëzon pak mbështetje ndërkombëtare për çdo mundësi të ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë. (voa)

Next Post
Presidenti i Shoqatës së Arbitrave: Pa policinë, s’ka gjykime të ndeshjeve!

Presidenti i Shoqatës së Arbitrave: Pa policinë, s'ka gjykime të ndeshjeve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In